Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg
Administrata Trump ka nisur një fushatë të zbatimit të emigracionit në Chicago që përfshin disa agjenci federale të cilave u janë dhënë autoritete shtesë për të arrestuar emigrantë pa dokumente. Bëhet e ditur se kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të shtuar fuqi punëtore në Zbatimin e Emigracionit dhe Doganave, e […] The post Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg appeared first on InfoShqip.com.

Administrata Trump ka nisur një fushatë të zbatimit të emigracionit në Chicago që përfshin disa agjenci federale të cilave u janë dhënë autoritete shtesë për të arrestuar emigrantë pa dokumente.
Bëhet e ditur se kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të shtuar fuqi punëtore në Zbatimin e Emigracionit dhe Doganave, e cila ka burime dhe agjentë të kufizuar, ndërsa administrata përpiqet të rrisë arrestimet në mbarë vendin dhe të grumbullojë një forcë më të madhe për të përmbushur premtimin e presidentit.
Agjentëve të ICE pritet t’u bashkohen zyrtarë nga agjenci të shumta të Departamentit të Drejtësisë pasi ata synojnë sigurinë publike dhe kërcënimet e sigurisë kombëtare.
Dhe është një operacion shumëditor që do të përhapet në të gjithë vendin, shkruan CNNi.
Në fund të javës së kaluar, sekretarja në detyrë e Sigurisë Kombëtare, Benjamine Huffman, nxori një direktivë që u jepte autoritet zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Departamentit të Drejtësisë për zbatimin e imigracionit.
Agjencitë përfshijnë FBI, DEA, ATF, Shërbimin e Marshallëve të SHBA-së dhe Byronë Federale të Burgjeve.
“Mobilizimi i këtyre zyrtarëve të zbatimit të ligjit do të ndihmojë në përmbushjen e premtimit të presidentit Trump ndaj popullit amerikan për të kryer deportime masive”, tha Huffman në një deklaratë duke njoftuar direktivën e tij.
The post Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg appeared first on InfoShqip.com.