Hamasi: Izraeli shkel armëpushimin duke bllokuar kthimin e banorëve të zhvendosur të Gazës

Grupi i rezistencës palestineze Hamas ka akuzuar Izraelin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit me bllokimin e kthimit të civilëve të zhvendosur në Gazën veriore, transmeton Anadolu. “Pushtimi izraelit po vonon zbatimin e kushteve të marrëveshjes”, tha Hamasi. Izraeli tha se nuk do të lejojë kthimin e palestinezëve të zhvendosur në Gazën veriore derisa pengu […] The post Hamasi: Izraeli shkel armëpushimin duke bllokuar kthimin e banorëve të zhvendosur të Gazës appeared first on InfoShqip.com.

Jan 27, 2025 - 01:00
 0  5
Hamasi: Izraeli shkel armëpushimin duke bllokuar kthimin e banorëve të zhvendosur të Gazës

Grupi i rezistencës palestineze Hamas ka akuzuar Izraelin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit me bllokimin e kthimit të civilëve të zhvendosur në Gazën veriore, transmeton Anadolu.

“Pushtimi izraelit po vonon zbatimin e kushteve të marrëveshjes”, tha Hamasi.

Izraeli tha se nuk do të lejojë kthimin e palestinezëve të zhvendosur në Gazën veriore derisa pengu Arbel Yehud të lirohet, për të cilin Hamas njoftoi ndërmjetësuesit se është gjallë dhe do të lirohet në shkëmbimin e ardhshëm.

“Ne po merremi me ndërmjetësit për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje në një mënyrë që të sigurohet kthimi i të zhvendosurve në shtëpitë e tyre sa më parë”, tha Hamasi, duke mbajtur Izraelin “plotësisht përgjegjës” për vonimin e kthimit të civilëve të zhvendosur.

Hamasi gjithashtu përsëriti angazhimin për të mbështetur kushtet e marrëveshjes së armëpushimit për “të mbrojtur interesat dhe të drejtat e popullit palestinez”.

Sipas uebsajtit izraelit të lajmeve ‘Walla’, 29-vjeçarja Yehid është trajnuar nën programin hapësinor ushtarak të Izraelit dhe është klasifikuar si ushtare.

Faza e parë 6-javore hyri në fuqi më 19 janar, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit, e cila që nga 7 tetori i vitit 2023 ka vrarë të paktën 47 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur rreth 111 mijë të tjerë.

Shtatë pengje izraelite, përfshirë ushtarë, janë liruar deri më tani në këmbim të 290 të burgosurve palestinezë që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes.

Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

The post Hamasi: Izraeli shkel armëpushimin duke bllokuar kthimin e banorëve të zhvendosur të Gazës appeared first on InfoShqip.com.