Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar një detaj të rëndësishëm nga një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Gjatë një deklarate për gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump tregoi për një ofertë që, sipas tij, i ishte bërë nga Putini. “Vladimir më telefonoi dhe më pyeti nëse kisha nevojë për […]

qershor 24, 2025 - 19:00
 0
Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar një detaj të rëndësishëm nga një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Gjatë një deklarate për gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump tregoi për një ofertë që, sipas tij, i ishte bërë nga Putini.

“Vladimir më telefonoi dhe më pyeti nëse kisha nevojë për ndihmë me Iranin,” tha Trump. “Unë i thashë: “Nuk kam nevojë për ndihmë me Iranin, kam nevojë për ndihmën tënde për Ukrainën.”

Trump theksoi se dialogu i drejtpërdrejtë me liderin rus është thelbësor për të ndalur luftën në Ukrainë, një konflikt që ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka tronditur stabilitetin global.