Trump: Sigurt do të ketë tarifa edhe për produktet e BE-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ripërsëritur kërcënimet e tij për vendosjen e tarifave ndaj produkteve nga Bashkimi Evropian, duke akuzuar Unionin për praktika të padrejta tregtare. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë mbrëmë, Trump tha se do të vendoste “absolutisht” tarifa për mallrat e BE-së, duke shtuar se SHBA po trajtohej “tmerrshëm” dhe duke […] The post Trump: Sigurt do të ketë tarifa edhe për produktet e BE-së appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 1, 2025 - 19:00
 0  5
Trump: Sigurt do të ketë tarifa edhe për produktet e BE-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ripërsëritur kërcënimet e tij për vendosjen e tarifave ndaj produkteve nga Bashkimi Evropian, duke akuzuar Unionin për praktika të padrejta tregtare.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë mbrëmë, Trump tha se do të vendoste “absolutisht” tarifa për mallrat e BE-së, duke shtuar se SHBA po trajtohej “tmerrshëm” dhe duke pretenduar se tregjet evropiane ishin kryesisht të mbyllura për eksportet amerikane.

Nuk na i marrin automobilat, nuk na i marrin prodhimet bujqësore, në thelb nuk marrin asgjë”, tha ai.

Presidenti amerikan vuri në dukje deficitin e madh tregtar midis SHBA-së dhe BE-së, duke premtuar se do të marrë masa “të rëndësishme” kundër Unionit, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump përmendi planet për të vendosur tarifa të reja prej 10 deri në 20 për qind mbi importet nga BE, duke thënë se kjo do të nxiste industrinë vendase dhe do të zgjidhte deficitin tregtar.

The post Trump: Sigurt do të ketë tarifa edhe për produktet e BE-së appeared first on InfoShqip.com.