U gjet pa shenja jete vëllau i Unikatilit, policia jep detaje
Në media u raportua më herët se një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Sipas burimeve të Paparacit, viktima është identifikuar si Mentor Palokaj, vëllai i reperit shqiptar, Viktor Palokaj i njohur si Unikkatil. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se vdekjen e të


Në media u raportua më herët se një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Sipas burimeve të Paparacit, viktima është identifikuar si Mentor Palokaj, vëllai i reperit shqiptar, Viktor Palokaj i njohur si Unikkatil.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti./Front Online/