U janë shpuar gomat tre veturave të parkuara para drejtorisë së Parkut Kombëtar “Mali Sharr”

Një ose disa kryerës të panjohur kanë dëmtuar tre automobila të cilët kanë qenë të parkuar para drejtorisë së Parkut Kombëtar (PK) “Mali Sharr”. Të tre automobilave ua kanë shpuar gomat, njofton Portalb.mk. Ng Parku Kombëtar thonë se janë shpuar gomat e një automjeti zyrtar, një automjeti të një mysafiri dhe një automjet privat i […]

Jan 25, 2025 - 14:00
 0  8
U janë shpuar gomat tre veturave të parkuara para drejtorisë së Parkut Kombëtar “Mali Sharr”
Goma të shpuara të automobilit të NP "Mali Sharr", Foto: NP "Mali Sharr"

Një ose disa kryerës të panjohur kanë dëmtuar tre automobila të cilët kanë qenë të parkuar para drejtorisë së Parkut Kombëtar (PK) “Mali Sharr”. Të tre automobilave ua kanë shpuar gomat, njofton Portalb.mk.

Ng Parku Kombëtar thonë se janë shpuar gomat e një automjeti zyrtar, një automjeti të një mysafiri dhe një automjet privat i një prej të punësuarve.

“Me aktivitete të këtilla, krahas punës sonë të palodhshme, mund të provokonimkishim provokuar një akt të tillë vandalizmi nga ana e keqdashësve? Organet kompetente janë të informuara dhe po merren me zbardhjen e rastit. Shpresojmë se raste të tilla më nuk do të përsëriten”, thuhet në kumtesën e PK “Mali Sharr” dhe shtohet se ky incident nuk i frikëson të punësuarit, por, “kjo në mënyrë plotësuese i motivon edhe më tej që me këmbëngulje të punojnë në mbrojtjen e natyrës, zhvillimit të rajonit dhe luftën kundër armiqve të natyrës”.