U kërcënuan disa deputetë të Maqedonisë së Veriut, Policia po punon në zbardhjen e rastit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se përmes një raportimi në Stacionin Policor, janë kërcënuar disa deputetë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. “Në Stacionin Policor në Qendër, përfaqësuesi i një partie politike ka raportuar se më 23 korrik të këtij viti, rreth orës 18:15, nga një adresë e panjohur elektronike, në […]

Korrik 27, 2024 - 02:30
 0  5
U kërcënuan disa deputetë të Maqedonisë së Veriut, Policia po punon në zbardhjen e rastit
Seanca konstitutive e Kuvendit të RMV-së pas zgjedhjeve parlamentare 2024. Foto: Tetuta Buçi/Portalb.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se përmes një raportimi në Stacionin Policor, janë kërcënuar disa deputetë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Në Stacionin Policor në Qendër, përfaqësuesi i një partie politike ka raportuar se më 23 korrik të këtij viti, rreth orës 18:15, nga një adresë e panjohur elektronike, në adresat elektronike zyrtare te disa deputetë të Kuvendit të RMV-së është dërguar mesazh me përmbajtje kërcënuese”, raportoi Policia.

SPB Shkup ka njoftuar njësinë për krim ekonomik dhe kompjuterik dhe është duke marrë masa për zbardhjen e rastit.