U përfol se Meritoni ishte në gjendje kritike pas një aksidenti, reagon Ilnisa
Ditën e sotme ka qarkulluar një lajm se moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, është përfshirë në një aksident rrugor teksa po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës. Lidhur me këtë, vetëm pak më parë ka reaguar partnerja e Meritonit, Ilnisa Agolli duke mohuar dhe përgënjeshtruar lajmin që ka qarkulluar. Në reagimin e saj Ilnisa […]
Ditën e sotme ka qarkulluar një lajm se moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, është përfshirë në një aksident rrugor teksa po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës.
Lidhur me këtë, vetëm pak më parë ka reaguar partnerja e Meritonit, Ilnisa Agolli duke mohuar dhe përgënjeshtruar lajmin që ka qarkulluar.
Në reagimin e saj Ilnisa i është drejtuar Autoritetit të Medias Audiovizive për të marrë masa në lidhje me lajme të tilla të rreme që qarkullojnë dhe postohen në rrjet.
“Në kuadër të legjislacionit aktual në Shqipëri, është e rëndësishme të theksohet se ligjet në fuqi parashikojnë sanksione për përhapjen e informacionit të pavërtetë, duke përfshirë shpifjen dhe nxitjen e urrejtjes. Bazuar në *Nenin 120 të Kodit Penal*, shpifja ose përhapja e qëllimshme e informacioneve të pavërteta, me qëllim dëmtimin e reputacionit të një individi, përbën një vepër penale dhe është e dënueshme”.