U zhvillua protestë para Ambasadës së Serbisë në Shkup në shenjë solidarizimi me qytetarët serbë

Sot më 30 dhjetor, para Ambasadas së Serbisë në Shkup u protestë në shenjë solidariteti me qytetarët serbë. Protesta nisi në orën 12:00 dhe u organizua nga Shoqata për Zhvillim Edukativ “Ekvalis”, transmeton Portalb.mk. “Sot para ambasadës së Republikës së Serbisë në Shkup qëndruam në protestë në solidaritet me qytetarët e Serbisë dhe mbi të […]

dhjetor 30, 2024 - 20:00
 0  5
U zhvillua protestë para Ambasadës së Serbisë në Shkup në shenjë solidarizimi me qytetarët serbë
U zhvillua protestë para Ambasadës së Serbisë në Shkup në shenjë solidarizimi me qytetarët serbë. Foto: Association for Educational Development - Ekvalis

Sot më 30 dhjetor, para Ambasadas së Serbisë në Shkup u protestë në shenjë solidariteti me qytetarët serbë. Protesta nisi në orën 12:00 dhe u organizua nga Shoqata për Zhvillim Edukativ “Ekvalis”, transmeton Portalb.mk.

“Sot para ambasadës së Republikës së Serbisë në Shkup qëndruam në protestë në solidaritet me qytetarët e Serbisë dhe mbi të gjitha me studentët serbë që po bllokojnë fakultetet duke kërkuar drejtësi, demokraci dhe sanksionim të korrupsionit në vendi”, thuhet në njoftimin e Ekvalis.

Organizatoirët para Ambasadës së Serbisë në Shkup kërkuan:

1. Publikimi i dokumentacionit të plotë lidhur me rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad
2. Ndjekja penale dhe zbatimi i procedurës penale kundër personave juridikë dhe fizikë përgjegjës për rrëzimin e strehës në Novi Sad, në pajtim me ligjin.
3. Dorëheqje dhe përcaktim i përgjegjësisë penale të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe kryetarit të Novi Sadit, Milan Gjuriq.
4. Ndjekja penale dhe zbatimi i procedurës penale kundër të gjithë personave përgjegjës për sulmet ndaj nxënësve, studentëve dhe qytetarëve të përfshirë në demonstrata paqësore
5. Ndjekja penale dhe zbatimi i procedurës penale kundër policëve përgjegjës për sulmet dhe plagosjen e Ilija Kostiqit.

“Ekvalis organizon këtë protestë për të dërguar një mesazh të fuqishëm mbështetjeje dhe inkurajimi për popullin e guximshëm serb, i cili me përkushtim të thellë dëshiron të heqë me vendosmëri regjimin autoritar dhe të kërkojë përgjegjësi politike për rastin e shembjes së strehës në Novi Sad, në të cilin u vranë 15 persona, përfshirë një qytetar maqedonas“, thanë dje nga shoqata.