UEJL, diplomon gjenerata e njëzetë
Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, sot u mbajt ceremonia e diplomimit ku para studentëve dhe familjarëve të tyre, mbajti fjalim rektori i universitetit Abdylmenaf Bexheti. Ai tha se në evidencat e UEJL-së, dëshmohet se nuk ka inflacion diplomash, ndërkaq qasja e studimit është i bazuar në mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve. “Koncepti […] The post UEJL, diplomon gjenerata e njëzetë appeared first on InfoShqip.com.
Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, sot u mbajt ceremonia e diplomimit ku para studentëve dhe familjarëve të tyre, mbajti fjalim rektori i universitetit Abdylmenaf Bexheti. Ai tha se në evidencat e UEJL-së, dëshmohet se nuk ka inflacion diplomash, ndërkaq qasja e studimit është i bazuar në mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve.
“Koncepti i të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, kanë qenë dhe mbeten postulate bazë, mbi të cilat ndërtohet sistemi i mësimdhënies dhe mësimnxënies në Universitetin e Evropës Juglindore. Së paku, ne e dimë çka duam, se sa ia kam dalë do të tregojë tregu nesër. Ju jeni gjenerata jubilare e 20-ta, që numerikisht shkon në gjithsej, 30,310 studentë, të regjistruar në kumulativ, në tre ciklet studimore. Edhe atë, 23.174 në studime deridiplomike, 6.520 në master dhe vetëm 610 doktorantë. Përfshirë këtu, edhe ata që aktualisht e kanë statusin e studentit. Deri sot, vetëm rreth gjysma e tyre kanë diplomuar, më saktë, gjithsej 16.350 studentë dhe do të shihni se perceptimi i krijuar në opinion se ka inflacion diplomash, në këto evidenca, dëshmohet në universitetin tonë si absolutisht i pasaktë”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së. /Alsat.mk
The post UEJL, diplomon gjenerata e njëzetë appeared first on InfoShqip.com.