Ujë ka, por s’ka shtypje! Disa lagje të Tetovës “mbijetojnë” me hidroforë

Në Tetovë në disa lagje ka mungesë të ujit për pije, ose më saktë ka pak ujë. Një ndër to është edhe lagjja jashtë Vardarit. Mungesa e ujit për pije ka bërë që shumica e banorëve të instalojnë hidroforë, por as kjo nuk ka zgjidhur problemin, pasi edhe ato nuk mbushen sa duhet për të […]

qershor 18, 2024 - 00:00
 0  11
Ujë ka, por s’ka shtypje! Disa lagje të Tetovës “mbijetojnë” me hidroforë

Në Tetovë në disa lagje ka mungesë të ujit për pije, ose më saktë ka pak ujë. Një ndër to është edhe lagjja jashtë Vardarit. Mungesa e ujit për pije ka bërë që shumica e banorëve të instalojnë hidroforë, por as kjo nuk ka zgjidhur problemin, pasi edhe ato nuk mbushen sa duhet për të plotësuar nevojat e banorëve. TV21 ishte në këtë lagje ku banorët na thanë se disa herë kanë kërkuar zgjidhje nga autoritetet komunale, por deri më tani kanë marrë vetëm premtime.

-Jo s’kemi, kemi shumë pak, mos me qenë rezervuari s’ka asgjë, e mbledhim nga pak edhe me hidrofob e dërgojmë lartë, shërbehemi nga pak me zor.

-Ujë ka pa shtypje, se çdo litër të ujit e kemi më rrymë, se ujë ka ama nuk hipën askund mbi katin e parë, nuk shkon askund dhe rregullisht nuk kemi ujë. Me hidrofor me rrymë e çojmë pa mos e pas rezervuarin, nuk  funksion tek ne, nuk ka shtëpi që nuk ka rezervuar.

-Në lagje ujë të them se nuk ka ose furnizohemi me rezervuar që i kemi të instaluar, përndryshe mos i pas këto, ngelim pa ujë. Jemi lagjja më e frekuentuar mund të them dhe paguesit më të rregull që janë në qytet dhe këtu më së paku investohet. Kemi bërë edhe kërkesa edhe zyrtarisht dhe jo zyrtarisht po asnjë lëvizje. Ka premtime plot, edhe kryetari i komunës ka qenë këtu, nuk ka diçka konkrete të ndërmarrë, asgjë, as nuk ka përgjigje rreth asaj që është një fatkeqësi e madhe që jemi lagje e re dhe do ishim shumë të kënaqur nëse ndërmerret diçka ose nëse na informojnë rreth rrjedhave se ku kanë mbërri.

Nga ndërmarrja e ujësjellësit “Sharri” thonë se temperaturat e larta dhe pastrimi që është bërë në shtëpitë para Bajramit ka bërë që të harxhohet shumë ujë. Shprehen se për momentin qyteti furnizohet me 450 litra në sekondë që janë të mjaftueshme për qytetin.

-Për momentin prodhimi nga burimet që shpien deri tek rezervuar është mbi 450 litra në sekondë sa i përket sasisë të cilën ne e prodhojmë në sistem është me norma është i mjaftueshëm për ta furnizuar një qytet. Zakonisht pësojnë tre zona apo tre pjesë në qytete kur kemi temperatura të larta, njëra është mbi ish-tregun e kafshëve që është rruga 188, pëson rruga 195 që është rruga e Xhermës, pjesa mbi rrugën 195 dhe kemi zonën jashtë Vardarit, për shkak të gypit që është shumë i vogël për ta furnizuar komplet lagjen”, tha Lulzim Shaqiri nga NPK Sharri

Problem me ujin të pijshëm kanë edhe lagje tjera që nuk kanë shtypje të mjaftueshme, ndërsa rruga 146 edhe pse ka sistem të ri, përsëri është pa ujë të pijshëm.