“Unë jam musliman elhamdulilah, është mungesë respekti”, reagimi i Yamal pasi tifozët spanjoll bën thirrje anti-musilmane
Lamine Yamal ka reaguar pasi mbrëmë gjatë ndeshjes miqësore Spanjë – Egjipt, tifozët spanjoll bënë fyrje të ndryshme ndaj fesë islame. Futbollisti i Barcelonës, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se si myslman që është ato thirrje i konsideron si mungesë respekti dhe tifozë racist, shkruan IndeksOnline. Reagimi i plotë: Dje në stadium u […]


Lamine Yamal ka reaguar pasi mbrëmë gjatë ndeshjes miqësore Spanjë – Egjipt, tifozët spanjoll bënë fyrje të ndryshme ndaj fesë islame.
Futbollisti i Barcelonës, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se si myslman që është ato thirrje i konsideron si mungesë respekti dhe tifozë racist, shkruan IndeksOnline.
Reagimi i plotë:
Dje në stadium u dëgjua kori: “ai që nuk kërcen është mysliman”. E di që ishte drejtuar ndaj ekipit rival dhe nuk ishte personale ndaj meje, por si person mysliman, prapë mbetet mungesë respekti dhe diçka e papranueshme.
E kuptoj që jo të gjithë tifozët janë të tillë, por atyre që këndojnë gjëra të tilla: përdorimi i një feje si tallje në një fushë ju bën të dukeni si njerëz injorantë dhe racistë.
Futbolli është për t’u shijuar dhe për të mbështetur, jo për të munguar respekt ndaj njerëzve për atë që janë apo për atë që besojnë.
Thënë kjo, faleminderit të gjithëve që erdhën të na mbështesin. Shihemi në Botëror.