Ushtria pa bukë, Daut Haradinaj: Të trajtohen në këtë nivel, këtë kurrë se kam besuar

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se momenti kur është ndjerë krenar si deputet, ka qenë votimi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Daut Haradinaj ka thënë se nuk e ka besuar që vjen dita e ushtarët trajtohen në këtë formë si sot. “Nëse jam ndjerë krenar

tetor 11, 2024 - 15:01
 0  6
Ushtria pa bukë, Daut Haradinaj: Të trajtohen në këtë nivel, këtë kurrë se kam besuar
ushtria-pa-buke,-daut-haradinaj:-te-trajtohen-ne-kete-nivel,-kete-kurre-se-kam-besuar

ushtria-pa-buke,-daut-haradinaj:-te-trajtohen-ne-kete-nivel,-kete-kurre-se-kam-besuar

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se momenti kur është ndjerë krenar si deputet, ka qenë votimi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Daut Haradinaj ka thënë se nuk e ka besuar që vjen dita e ushtarët trajtohen në këtë formë si sot.

“Nëse jam ndjerë krenar si deputet i popullit të Kosovës, ka qenë momenti kur kam votuar themelimin e Ushtrisë së Kosovës, ushtri që e mban gjallë shpresën për një vend të sigurtë e në familjen e madhe politiko-ushtarake NATO. Që vjen dita në 2024 ushtarët tanë të trajtohen në këtë nivel, këtë kurrë se kam besuar. Kjo përbën në vete më shumë se krim. Kjo i nxitë armiqtë e Kosovës e që nuk janë të paktë, që të sfidojnë vendin tonë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka pyetur kryeministrin Kurti nëse i ka humbur rruga në oborr.

“Sot do të ishte mirë që përgjegjësit e kësaj situate të ishin të lidhur dhe të përballur me drejtësinë. Kryeministër, të ka humbur rruga në oborr. Shkarko ata që e bënë këtë krim të turpshëm”, është shprehur Daut Haradinaj.