Vajzat e Nicole Kidman nuk duan ta shohin filmin “Babygirl”
Vajzat e aktores së njohur Nicole Kidman, Sunday, 16 vjeçe, dhe Faith, 14 vjeçe, nuk e kanë ndërmend të shohin filmin e saj të fundit, “Babygirl”. Aktorja fituese e çmimit “Oscar” luan përkrah Harris Dickinson në filmin erotik të vitit 2024, por ka zbuluar se vajzat e saj nuk kanë aspak interes për ta parë. […]

Vajzat e aktores së njohur Nicole Kidman, Sunday, 16 vjeçe, dhe Faith, 14 vjeçe, nuk e kanë ndërmend të shohin filmin e saj të fundit, “Babygirl”.
Aktorja fituese e çmimit “Oscar” luan përkrah Harris Dickinson në filmin erotik të vitit 2024, por ka zbuluar se vajzat e saj nuk kanë aspak interes për ta parë.
Kidman, 57 vjeç, e cila ka dy vajza me bashkëshortin e saj yllin e muzikës Keith Urban, si dhe dy fëmijë të tjerë, Bella, 32 vjeçe, dhe Connor, 30 vjeç, nga martesa e saj e mëparshme me aktorin Tom Cruise, ka thënë se vajzave të saj nuk po iu intereson ta shohin filmin.
“Nuk duan ta shohin. Thone: ‘Jo, nuk na intereson’”, ka thënë aktorja për E News.
Filmi, i drejtuar nga Halina Reijn, është pritur me reagime të përziera nga fansat dhe kritikët, por Kidman është shprehur e lumtur për mbështetjen që ka marrë.
“Jam shumë mirënjohëse për ata që e kanë parë dhe që e kanë vazhduar diskutimin, edhe nëse e kanë parë si të parehatshëm”, ka thënë aktorja.
Ajo më herët ka treguar se dëshiron që “Babygirl” të jetë një histori frymëzuese dhe çliruese për gratë. Për të, realizimi i filmit ka qenë një eksperiencë shumë e veçantë.
“Kjo është historia e një gruaje dhe shpresoj të jetë një histori çliruese. Është rrëfyer nga një regjisore, me këndvështrimin e saj, Halina e shkroi dhe e drejtoi, dhe kjo e bën unike, sepse ndihesha e sigurt në duart e një gruaje”, ka thënë ajo në Festivalin e Filmit në Venecia.
Ylli gjithashtu ka vlerësuar regjisoren për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt në sheshxhirim.
“E dija që nuk do të ndihesha e shfrytëzuar. Ndihesha pjesë e këtij projekti. Të gjithë ishim të kujdesshëm me njëri-tjetrin dhe ndihmonim njëri-tjetrin. Ishte një proces autentik”, ka thënë ndër të tjera Kidman.