Vaksinimi nuk është masakër për fëmijët, ai shpëton jetë

Postimi është plot me dezinformata në lidhje me sigurinë e supozuar të vaksinave të fëmijëve, por gjithashtu promovon një narrative të rrezikshëm se vaksinimi përfaqëson një masakër të fëmijëve dhe të rinjve. Në të kundërt, përfitimet e vaksinimit janë të shumta, vaksinat janë arritja më e madhe e mjekësisë.Sipas UNICEF-it, vaksinat shpëtojnë 2 deri në […]

Mars 17, 2025 - 12:00
 0  4
Vaksinimi nuk është masakër për fëmijët, ai shpëton jetë
Vaksinë, vaksinim. Foto:  CDC/Unsplash

Postimi është plot me dezinformata në lidhje me sigurinë e supozuar të vaksinave të fëmijëve, por gjithashtu promovon një narrative të rrezikshëm se vaksinimi përfaqëson një masakër të fëmijëve dhe të rinjve. Në të kundërt, përfitimet e vaksinimit janë të shumta, vaksinat janë arritja më e madhe e mjekësisë.Sipas UNICEF-it, vaksinat shpëtojnë 2 deri në 3 milionë fëmijë nga sëmundjet e rrezikshme çdo vit. Numri i fëmijëve që përballen me paralizë si pasojë e poliomielitit është reduktuar me më shumë se 99 për qind që nga viti 1988. Vaksinat e fruthit parandaluan më shumë se 23 milionë vdekje midis vitit 2000 dhe 2018, transmeton Vërtetmatësi.

Ne analizojmë një postim në Facebook që thotë:

Ja djajtë, këmbëngulës në qëllimin e tyre, masakrën e fëmijëve dhe të rinjve. Ata duan të vaksinojnë 500 milionë fëmijë deri në vitin 2030. Dritë të bardhë të mos shohin.

Postimi ndan një video të fjalimit të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Festivalin Global të Qytetarëve 2024 të mbajtur në Nju Jork.

Miqtë e mi, një botë më e mirë do të thotë gjithashtu një botë më e shëndetshme. Dhe vaksinimi është shansi ynë më i mirë për këtë. Vaksinat kanë shpëtuar miliona jetë gjatë 50 viteve të fundit. Por tani për tani, miliona fëmijë janë ende në rrezik. Ata kanë nevojë për vaksina. Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim vaksinimin në mbarë botën. Kështu që sot kam kënaqësinë të njoftoj 290 milionë dollarë për GAVI, Aleancën e Vaksinave. Çdo fëmijë duhet të mbrohet. Së bashku me GAVI-n, ne synojmë të vaksinojmë 500 milionë fëmijë deri në vitin 2030. Europa do të bëjë pjesën e saj. Mund të mbështeteni te ne, thotë Von der Leyen në adresën e saj.

GAVI është një aleancë vaksinash e themeluar nga Fondacioni Bill & Melinda Gates, UNICEF, Banka Botërore dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. GAVI ka shumë donatorë (56 vende dhe 63 kompani globale) dhe synimi i saj është të mbledhë fonde për vaksina për nevojat e vendeve me të ardhura më të ulëta, të cilat nuk mund të sigurojnë vetë paratë e nevojshme. Por nëse fondet grumbullohen, atëherë prodhuesit mund të afrohen me porosi të mëdha, duke ulur çmimin për njësi të vaksinave. Që nga viti 2000, GAVI ka ndihmuar në vaksinimin e mbi 981 milionë fëmijëve, duke parandaluar 16.2 milionë vdekje dhe përgjysmuar vdekshmërinë e fëmijëve në 73 vende me të ardhura të ulëta.

GAVI ka ndihmuar në rritjen e mbulimit të vaksinës së difterisë në vendet e mbështetura nga 59 përqind në vitin 2000 në 81 përqind në vitin 2019, duke kontribuar në uljen e vdekshmërisë së fëmijëve përgjysmë.

Pretendimi në njoftimin se vaksinimi është një masakër ndaj fëmijëve dhe të rinjve nuk mbështetet me asnjë provë apo fakt. Të thuash se vaksinat po shkaktojnë masakër ndaj fëmijëve është një akuzë e rëndë që nuk mund t’i bëhet publikut me kaq lehtësi, pa prova serioze.

Përkundrazi, realiteti thotë diçka krejtësisht tjetër. Përfitimet e vaksinimit janë të shumta dhe vaksinat janë arritja më e madhe e mjekësisë. Siguron një brez të shëndetshëm, kontribuon në imunitetin kolektiv, parandalon rrezikun e sëmundjeve, zvogëlon kostot e sëmundjes dhe trajtimit, parandalon paaftësinë dhe pasojat e tjera, parandalon vdekshmërinë nga sëmundjet, krijon rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve dhe parandalon epidemitë e sëmundjeve infektive.

Sipas UNICEF-it, vaksinat shpëtojnë 2 deri në 3 milionë fëmijë nga sëmundjet e rrezikshme çdo vit. Numri i fëmijëve që përballen me paralizë si pasojë e poliomielitit është reduktuar me më shumë se 99 për qind që nga viti 1988. Vaksinat e fruthit kanë parandaluar më shumë se 23 milionë vdekje midis viteve 2000 dhe 2018.

Fondacioni Bill Gates dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë janë subjekt i demonizimit nga grupet kundër vaksinimit, edhe pse këto organe kontribuojnë vetëm në përmirësimin e fushës së disponueshmërisë së vaksinave dhe investojnë dhe promovojnë kapacitetin shkencor.

Vetëm një shembull është artikulli i Guardian që raporton se Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, me projektin e tyre të vaksinimit – Gavi, kanë shpëtuar 3.4 milionë jetë në një periudhë 8-vjeçare.

Fakti që me kalimin e viteve një numër më i madh i vaksinave janë zbatuar në oraret e imunizimit të fëmijëve, ka bërë të mundur zhdukjen e sëmundjeve dhe mbrojtjen e fëmijëve. Dëshmi për këtë është se në vendet e varfra ku këto vaksina nuk janë të disponueshme për fëmijët, ka ende epidemi sëmundjesh që janë zhdukur në Shtetet e Bashkuara falë imunizimit.

Nga të gjitha sa më sipër, mund të konstatojmë se njoftimi që po analizojmë është i pavërtetë.