Valdet Xhaferi uron mësimdhënësit për 7 Marsin

Kryetari i degës së Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar, Valdet Xhaferi, ka uruar mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, duke shprehur mirënjohje për kontributin e The post Valdet Xhaferi uron mësimdhënësit për 7 Marsin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 7, 2026 - 18:30
 0
Valdet Xhaferi uron mësimdhënësit për 7 Marsin

Kryetari i degës së Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar, Valdet Xhaferi, ka uruar mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Në mesazhin e tij, Xhaferi thekson rolin e rëndësishëm të mësuesve në shoqëri dhe në ndërtimin e së ardhmes së kombit.

“Sot është dita për të nderuar dhe falënderuar të gjithë mësuesit që me përkushtim, dije dhe durim ndriçojnë rrugën e brezave të rinj. Mësuesi është ai që mbjell farën e dijes, edukon me zemër dhe formon të ardhmen e një kombi”, ka shkruar Xhaferi.

Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për përkushtimin dhe sakrificën e mësimdhënësve në punën e tyre të përditshme.

“Mirënjohje për çdo mësues që me dashuri dhe sakrificë punon çdo ditë për të ndërtuar një shoqëri më të mirë. Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit! Respekt dhe mirënjohje për misionin tuaj fisnik”, thuhet në urimin e tij. Gazeta Flaka

The post Valdet Xhaferi uron mësimdhënësit për 7 Marsin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .