Valmir Makedonci

Shkruan: Naser SELMANI Ish sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, kuadër i BDI-së, qenka deklaruar si maqedon, vetëm për të zë një vend pune. Valmirin e akuzuan për tradhti dhe hipokrizi, që nuk është larg të vërtetës. Por mua më intereson rastin të analizojmë nga një këndë tjetër. Më çudit guximi për të […]

shkurt 22, 2025 - 18:00
 0  7
Valmir Makedonci

Shkruan: Naser SELMANI

Ish sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, kuadër i BDI-së, qenka deklaruar si maqedon, vetëm për të zë një vend pune. Valmirin e akuzuan për tradhti dhe hipokrizi, që nuk është larg të vërtetës. Por mua më intereson rastin të analizojmë nga një këndë tjetër.

Më çudit guximi për të kritikuar politikat kulturore antishqiptare të qeverisë duke e ditur se në vitin 2022 është deklaruar maqedon. Nuk bëhet fjal për haresë, por për mashtrim me paturpësi. Ai beson se mund të mashtrojë pa u marrë vesh. Njëherë mashtron shtetin duke u deklaruar maqedon për të zënë një vend pune dhe tani të mashtrojë shqiptarët duke derdhur lot krokodili për kulturën shqiptare për tu dukur patriot shqiptar.

Nuk dua të denigrojë Valmirin, por të demaskojë një mendësi politike që mashtrimin e ka lajtmotiv. Kur ju i përsëritni gabimet ajoi shndërrohet në tendencë. Si Valmiri mashtruese ka qenë edhe BDI, e cila për 22 vjet me manipulime ka dëmtuar rëndë shqiptarët.

Të analizojmë përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet e shtetit. E kanë nisur me mashtrim dhe e përmbyllën histeri.

E para, përqindja e shqiptarëve në institucionet e shtetit në vitin 2002, nuk ka qenë 0.2, sa thonë Grubi e Osmani, por 11.6. Kjo shifër del nga Strategjia e Qeverisë për përfaqësimin e drejtë në vitin 2007, pa Ministrinë e shëndetësisë. Të njëjtin rezultat e pohon edhe hulumtimi i tre organizata joqeveritare në vitin 2007, “Rojet e thesarit publik”.

E dyta, kur u soll balancuesi, i cili si vegël duhej të shërbente për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e shtetit, BDI e prezantoi si mrekulli për shqiptarët, ndërsa kur u hoq, katastrofë kombëtare. Faktet flasin ndryshe. Avokati i popullit thotë se nga viti 2016, kur është aprovuar Balancuesi, deri në vitin 2018, përfaqësimi i shqiptarëve. jo vetëm që nuk është rritur, por ka rrenë, nga 19.2 në 19.0, ndërsa përfaqësimi ndër vite deri më 2023 është rritur me më pak se 0.5 për qind.

Dhe e treta, një simulim i thjeshtë me Balancuesin, që mund ta bëjë secili prej nesh, zbulon se ai ka dëmtuar rëndë interesat e shqiptarëve. Kur të hapni balancuesin, zgjidhni cilindo institucion dhe vendosni numrin e punësimeve të reja. Do ta shihni se në çdo rast, numri i maqedonëve që duhet të punësohet është në shpërputhje me përqindjen e tyre në vend.

Shihet qartë se balancuesi nuk ju ka shërbyer shqiptarëve, por makinerisë propagandistike të BDI për të mbajtur pushtetin, e cila dështimet e shqiptarëve i ka paraqitur si suksese të veta. Këtë film BDI nuk do ta shohë më kurrë!