Varroset Premtim Gashi, anëtari i “Capave” që mbeti i vrarë pas të shtënave me Sekiraqët/ PAMJE
Një ditë pas të shtënave me armë zjarri mes dy familjeve, Sekiraqa dhe Gashi ose siç njihet “Capat”, është varrosur Premtim Gashi i cili mbeti i vrarë në vend. Ai u vra mbremë gjatë të shtënave me armë mes dy grupeve në lagjën “Aktash” në Prishtinë. Premtim Gashi i përkiste familjes së “Capave”. Varrimi i […]
Një ditë pas të shtënave me armë zjarri mes dy familjeve, Sekiraqa dhe Gashi ose siç njihet “Capat”, është varrosur Premtim Gashi i cili mbeti i vrarë në vend.
Ai u vra mbremë gjatë të shtënave me armë mes dy grupeve në lagjën “Aktash” në Prishtinë. Premtim Gashi i përkiste familjes së “Capave”.
Varrimi i tij është bërë në orën 16:00, në varrezat në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Vëllai i tij, Korab Gashi, ka mbetur i plagosur me katër të tjerë, përfshirë Salih Sekiraqën, Robert Llumnicën (29-vjeçar), Fatos Abazin (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademin (21-vjeçar).
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar njoftim zyrtar dhe bëri të ditur se ndaj pesë të plagosurve, të cilët janë tashmë të dyshuar për rastin është lëshuar urdhri për ndalim.