Vazhdon diskutimi për propozim-buxhetin e RMV-së për vitin 2025

Sot në Kuvend duhet të vazhdojë seanca e Komisionit për Financa dhe Buxhet, në të cilën, në ditën e katërt të rendit të ditës është propozim-buxheti për vitin 2025, ndërsa seancën duhet të mbajë edhe Komisioni për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Komuniteteve, Komisioni për Kulturën dhe Turizmëm dhe Komisionin Legjislativ Parlamentar, transmeton Portalb.mk. Debati […]

Nëntor 18, 2024 - 12:00
 0  5
Vazhdon diskutimi për propozim-buxhetin e RMV-së për vitin 2025
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Sot në Kuvend duhet të vazhdojë seanca e Komisionit për Financa dhe Buxhet, në të cilën, në ditën e katërt të rendit të ditës është propozim-buxheti për vitin 2025, ndërsa seancën duhet të mbajë edhe Komisioni për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Komuniteteve, Komisioni për Kulturën dhe Turizmëm dhe Komisionin Legjislativ Parlamentar, transmeton Portalb.mk.

Debati për propozim-buxhetin zgjat 10 ditë dhe duhet të përfundojë jo më vonë se 30 nëntori, pas së cilës vazhdon në seancë plenare. Për propozim-buxhetin për vitin 2025 janë dorëzuar gjithsej 308 amendamente, prej të cilave 204 janë të LSDM-së opozitare. Sipas ligjit, buxheti për vitin 2025 duhet të votohet deri më 31 dhjetor.

Ndryshe, ky do të jetë buxheti i parë që do të përpilohet nga Qeveria e Hristijan Mickoskit. Buxheti i shtetit duhet të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku qeveria e formuar nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM nuk kanë problem me numrat e deputetëve.

Buxheti për vitin 2024 është miratuar më 27 dhjetor të vitit 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, buxhet me të hyra që arrijnë 310.1 miliardë denarë, apo 10 % më shumë se vitin paraprak. Qeveria e re e Mickoskit, kishte filluar propozimin për rebalancin e buxhetit 2024, ndërsa më 12 gusht rebalanci ishte votuar në Kuvend.