Vendoset gur themeli i shkollës në lagjen “Prishtina e Re”, Nagavci: Do të ketë kushte të mira për nxënësit
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka vendosur sot gur themelin për ndërtimin e shkollës në lagjen “Prishtina e Re” – Prishtinë. Nagavci ka thënë se kjo shkollë do të ketë një hapësirë mbi 6000 metra katror, me standarde me të duhura bashkëkohore, e që sipas saj do të ofroj kushte të mira për fëmijët e
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka vendosur sot gur themelin për ndërtimin e shkollës në lagjen “Prishtina e Re” – Prishtinë.
Nagavci ka thënë se kjo shkollë do të ketë një hapësirë mbi 6000 metra katror, me standarde me të duhura bashkëkohore, e që sipas saj do të ofroj kushte të mira për fëmijët e kësaj lagje të Prishtinës.
“Jemi sot këtu në lagjen ‘Prishtina e Re’ për vendosjen e gur themelit të shkollës së re e cila do të mirëpres 800 nxënës, një projekt ky me vlerën prej 3.3 milion euro. Kjo shkollë do të ketë një hapësirë mbi 6000 metra katror, me standarde me të duhura bashkëkohore që do të krijoj kushte të mira për fëmijët e kësaj lagje të Prishtinës, e cila po zhvillohet me shumë shpejtësi”, tha Nagavci.
Ajo ka theksuar se pritet që punimet të përfundojnë brenda 36 muajve duke krijuar mundësi për vijimin e shkollës të kësaj lagje që i mungojnë Prishtinës.
“Ne ishim javën e kaluar para pak ditësh në Ferizaj dhe kushtet në të cilat kanë mësuar fëmijët ishin të mjerueshme. Është shumë keq që kanë mbetur deri në këtë ditë, por nuk ka shkolla ku nuk ka filluar mësimi dhe gjysmë vjetori i dytë ka filluar në të gjitha shkollat në bazë të informatave që i kemi”, tha ajo
“Buxheti është i mjaftueshëm për të gjitha nevojat dhe kërkesat që vijnë nga komunat. Janë inauguruar 20 çerdhe në këto katër vite, i kemi 45 çerdhe të tjera që janë në proces, disa prej tyre do të kryhen brenda këtyre muajve e disa brenda vitit. Për vitin 2025 buxheti për arsimi mbi 400 milion euro”, tha ministrja Nagavci.