Veturat që do të merren nga merimanga në Tetovë do të dërgohen në vend të ri 

Veturat e parkuara në vende jo adekuate për parking që do të merren nga shërbimi i merimangës në Tetovë, do të dërgohen në vendndodhje të re afër stacionit të autobusëve, raporton Portalb.mk.  Ndërmarrja Publike “Parkingu” informoi qytetarët se nga sot veturat të cilat do të merren nga shërbimi i merimangës do të dërgohen në vendndodhja […]

maj 5, 2025 - 19:00
 0  5
Veturat që do të merren nga merimanga në Tetovë do të dërgohen në vend të ri 
Vendndodhja e re ku do të dërgohen veturat e marra nga merimanga në Tetovë. Foto: NP "Parkingu" Tetovë

Veturat e parkuara në vende jo adekuate për parking që do të merren nga shërbimi i merimangës në Tetovë, do të dërgohen në vendndodhje të re afër stacionit të autobusëve, raporton Portalb.mk

Ndërmarrja Publike “Parkingu” informoi qytetarët se nga sot veturat të cilat do të merren nga shërbimi i merimangës do të dërgohen në vendndodhja e re, respektivisht tek hapësira përballë stacionit të autobusëve e jo tek Njësia e Zjarrfikësve.  

“Kjo është hapësirë e Komunës së Tetovës, gjegjësisht e ndërmarrjes e cila do ta lehtësojë dukshëm punën jo vetëm të këtij shërbimi, por edhe të Njësisë së Zjarrfikësve e cila tashmë ka një hapësirë më komode”, thanë nga NP Parkingu . 

Ndryshe, në vitin 2024 nga shërbimi merimangë në Tetovë janë zhvendosur 2945 automjete.