VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të tallet me Presidentit e SHBA Donald Trump në samitin e 7-të të Komuniteti Politik Evropian. Teksa presidenti i Francës Emmanuel Macron është duke biseduar me presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Rama shkon nga pas dhe për të nisur bisedën i drejtohet liderit francez se duhet ta urojë për […]

tetor 2, 2025 - 22:00
 0
VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të tallet me Presidentit e SHBA Donald Trump në samitin e 7-të të Komuniteti Politik Evropian.

Teksa presidenti i Francës Emmanuel Macron është duke biseduar me presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Rama shkon nga pas dhe për të nisur bisedën i drejtohet liderit francez se duhet ta urojë për paqen e arritur mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

Batuta e Ramës merr shkas një lapsus i presidentit të SHBA, Trump pasi gjatë një interviste tha se ka ndaluar konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, në vend që të thoshte konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Reagimi i Macron ndaj talljes së Ramës ka qenë një buzëqeshje dhe një shuplak e lehtë në fytyrën e kryeministrit Edi Rama.