Viti 2024, vit i listës së zezë amerikane. U përfshinë 8 persona nga Maqedonia e Veriut

Ish-zëvendëskryeministri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi dhe gjykatësi i Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, së fundmi janë futur në Listën e Zezë të SHBA-ve, njofton Flaka Media Janë The post Viti 2024, vit i listës së zezë amerikane. U përfshinë 8 persona nga Maqedonia e Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 10, 2024 - 01:00
 0  6
Viti 2024, vit i listës së zezë amerikane. U përfshinë 8 persona nga Maqedonia e Veriut

Ish-zëvendëskryeministri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi dhe gjykatësi i Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, së fundmi janë futur në Listën e Zezë të SHBA-ve, njofton Flaka Media

Janë këto dy emra që i shtohen listën me emra që u shpallën persona “non grata” nga SHBA, gjatë vitit 2024.

Gjatë këtij viti, Shtetet e Bashkuara e kanë futur në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë  së  Veriut, Koço Angjushev si të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh. Bashkë me atë, në listë u përfshi edhe ish-prokurorja speciale, Katica Janeva, përcjell Flaka.

Përveç tyre, më herët në listën e zezë amerikane u shtuan edhe Sergey Samsonenko, Ramiz Merko, Stevçe Jakimovski dhe Jordan Kamçev, si dhe familjarët e tyre.

Në listën e zezë të SHBA-së ndodhen edhe personalitetet të tjera nga Maqedonia e Veriut, si ish-ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-deputeti Xhevat Ademi, si dhe tetë persona të tjerë. Flaka Media

The post Viti 2024, vit i listës së zezë amerikane. U përfshinë 8 persona nga Maqedonia e Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .