Emrat në listën e zezë amerikane, reagojnë përfaqësuesit e VLEN-it
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën Artan Grubin person non-grata. Kjo edhe një dëshmi që kemi thënë vazhdimisht se BDI po bën shou për të shpëtuar veten e tyre The post Emrat në listën e zezë amerikane, reagojnë përfaqësuesit e VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën Artan Grubin person non-grata. Kjo edhe një dëshmi që kemi thënë vazhdimisht se BDI po bën shou për të shpëtuar veten e tyre në çdo rast, edhe së fundi me tendat ata po mundohen të mbulojnë korrupsionin dhe aspak nuk ju bëhet vonë për gjuhën shqipe! Kështu ka shkruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ndërsa ka komentuar futjen në Listën e Zezë të ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi.
“Sot u vulos edhe nga partnerët tanë strategjik se shumë funksionarë të BDI-së janë të zhytur në korrupsion. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën Artan Grubin person non-grata. Kjo edhe një dëshmi që kemi thënë vazhdimisht se BDI po bën shou për të shpëtuar veten e tyre në çdo rast, edhe së fundi me tendat ata po mundohen të mbulojnë korrupsionin dhe aspak nuk ju bëhet vonë për gjuhën shqipe. Tani, a do bëjnë roje nate para Ambasadës së Amerikës në Shkup? Përhajr Artan”, thotë Kasami.
Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut dhe ish-kandidati për President, Arben Taravari, ka reaguar pasi zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është futur në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bahskë me familjen e tij.
Taravari në profilin e tij në Facebook ka shkruar “Kam një lajm për ata të Tendës: Artan Grubi sapo u shpall Persona Non Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”
Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar me një status pas publikimit të lajmit për futjen e disa anëtarëve të BDI-së në listën e zezë të SHBA-së. Ajo theksoi se ky është një moment që konfirmon drejtësinë e betejës së saj dhe të liderit të VLEN-it, Izet Mexhiti, përballë, siç i quajti ajo, shpifjeve dhe goditjeve që kanë marrë ndër vite nga partia që dikur i përkisnin.
“Sonte edhe zyrtarisht u konfirmua se beteja jonë në krye me Izetin ishte e drejtë. SHBA betonoi se kauza jonë ishte e sinqertë!” shkruan deputetja, duke iu drejtuar ish-bashkëpartiakëve të saj me një thirrje për reflektim.
Ajo u shpreh se BDI ka humbur idealin dhe tani më shumë njihet për anëtarët e saj në listat e zeza amerikane sesa për betejat për të drejtat e shqiptarëve. Me këtë rast, Stafai ftoi të gjithë ata që dikur ishin pjesë e BDI-së, por që ndihen të zhgënjyer, t’i bashkohen VLEN-it dhe liderit të saj, Izet Mexhiti, për të vazhduar rrugëtimin për të drejtat e shqiptarëve. “Bëhuni pjesë e këtij rrugëtimi të ri!” përfundoi ajo.
Aleanca për Shqiptarët: Ziadin, Ti zgjodhe Artanin – tani çdo gjë është vonë!
Në momentin kur u rreshtove krah Ali Ahmetit dhe Artan Grubit dhe Ramiz Merkos në Strugë, e definuat qartë se më shumë vlerësoni interesat personale dhe privilegjet sesa të ardhmen e shqiptarëve. Ti zgjodhe Artanin dhe Ramizin – persona që SHBA-të i futën në lista të zeza për korrupsion! Distancimi yt tani nuk ka më vlerë. Ju zgjodhët SORAVINË, milionat dhe luksin. Nuk zgjodhët popullin! Nuk zgjodhët të qëndroni krah shqiptarëve të lodhur nga padrejtësitë, nga korrupsioni dhe nga premtimet boshe. Ky akt është një tradhti e hapur, një tradhti ndaj atyre që dikur ju besuan, ju shpresuan dhe ju panë si zë opozitar për ndryshim. Por tani, Ziadin, askush më nuk ju beson! Ju jeni vetëm një tjetër hallkë në zinxhirin e klikës së fundosur të BDI-së – një klikë që për dekada ka varfëruar shqiptarët, i ka shfrytëzuar dhe i ka lënë pa të ardhme, derisa pasurohej në kurriz të tyre, thonë nga ASH-ja e Arben Taravarit.
“Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet me fjalë të bukura në televizion apo me deklarata boshe. Ajo bëhet me veprime të qarta dhe qëndrime të drejta. Ti tregove se në cilën anë je! Koha e manipulimeve ka përfunduar! Shqiptarët nuk janë të verbër, ata panë zgjedhjen tuaj. Ziadin, tradhtia jote do të mbahet mend gjithmonë. Populli nuk harron, dhe as Aleanca për Shqiptarët! Mirë u pafshim në gjykatën e historisë”, përfundon kumtesa nga ASH-Taravari.
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth Listës së Zezë të SHBA-ve, duke theksuar se ky është një paralajmërim i qartë për ata që janë të përfshirë në korrupsion.
Sipas Ibrahimit, pas Ramiz Merkos, tani edhe Artan Grubi është shtuar në këtë listë, duke e vërtetuar se korrupsioni dhe keqpërdorimi i pushtetit nuk mund të mbeten pa pasojat e duhura.
“E paralajmërova para disa ditësh se Lista e Zezë e SHBA-ve do të pasurohet, dhe ja, tani është edhe Artan Grubi në këtë listë. Ky është një mesazh i fortë për ata që janë përfshirë në korrupsion. Hajnia ka emër, dhe ata që e kanë bërë këtë krim duhet të mbajnë përgjegjësi,” tha Ibrahimi.
The post Emrat në listën e zezë amerikane, reagojnë përfaqësuesit e VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .