Vjosa Osmani e Donika Gërvalla shihën afër njëra-tjetrës, Presidentja ia ktheu shpinën përseri ministres Gërvalla
Pas shumë kohësh Presidentja Vjosa Osmani e ministrja e jashtme, Donika Gërvalla, janë parë afër-njëra tjetrës. Kjo ka ndodhur sonte në Prishtinë, saktësisht në Stadiumin ”Fadil Vokrri”, ku përfaqësuesja e Kosovës është duke zhvilluar një ndeshje, raporton FrontOnline. Osmani e Gërvalla, kohës së fundit kanë pasur shumë mos pajtime e raporte të ngrira. Madje edhe
Pas shumë kohësh Presidentja Vjosa Osmani e ministrja e jashtme, Donika Gërvalla, janë parë afër-njëra tjetrës.
Kjo ka ndodhur sonte në Prishtinë, saktësisht në Stadiumin ”Fadil Vokrri”, ku përfaqësuesja e Kosovës është duke zhvilluar një ndeshje, raporton FrontOnline.
Osmani e Gërvalla, kohës së fundit kanë pasur shumë mos pajtime e raporte të ngrira. Madje edhe sonte, sipas fotografive të siguruara nga FrontOnline, Osmani ia ka kthyer shpinën Gërvallës dhe se nuk dihet nëse dikur ish-dyshja e ”GUXO” janë përshëndetur mes vete.
E gjitha kishte nisur kur Gërvalla kishte dërguar një letër tek Këshilli i Evropës, pa aprovimin e Presidentës Vjosa Osmani, letër kjo e cila u bë shkaktare që Osmani e Gërvalla të i ftofin raportet e tyre, përkundër se dikur ishin bashkë-partiake e themeluese të subjektit politik Lista ”Guxo” e cila ishte në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.