VLEN: BDI është në panik! U konstatuan parregullsi dhe vjedhje të votave në 4 vendvotime
Nga VLEN-Tetovë thonë se me vendimet e fundit të Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve u dëshmua se Fronti Europian nuk ka kapacitet për zgjedhje fer dhe demokratike, përcjell TV21. Nga VLEN thonë se nga hapja e kutive në 7 venvotime në Njësinë Zgjedhore 6, u konstatuan parregullsi në 4 vendvotime. “Imagjinoni, vetëm me 7 kuti të […]
Nga VLEN-Tetovë thonë se me vendimet e fundit të Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve u dëshmua se Fronti Europian nuk ka kapacitet për zgjedhje fer dhe demokratike, përcjell TV21. Nga VLEN thonë se nga hapja e kutive në 7 venvotime në Njësinë Zgjedhore 6, u konstatuan parregullsi në 4 vendvotime.
“Imagjinoni, vetëm me 7 kuti të votimit të hapura u konstatuan parregullsi dhe vjedhje e votës në 4 prej tyre. Kjo dëshmon qartë se pse BDI sot është në panik. Ata janë në panik, jo vetëm se do të shkojnë në opozitë dhe do të mbajnë përgjegjësi për keqpërdorime dhe shkeljen e ligjit, por gjithashtu sepse dje me hapjen e kutive u vërtetua se ata përmes keqpërdorimit të mekanizmave të pushtetit, kërcënimeve, shantazheve, presionit dhe trenit bullgar, kanë tentuar dhe kanë deformuar vullnetin e popullit dhe rezultatin zgjedhor”, thonë nga VLEN.