VLEN: Epokë e re në komunën e Shuto Orizares, shqipja bëhet pjesë e jetës institucionale

Shkup, 15 shkurt – Për herë të parë në historinë e komunës së Shutkës, Këshilli Komunal flet shqip! Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i marrëveshjes së arritur nga VLEN me… The post VLEN: Epokë e re në komunën e Shuto Orizares, shqipja bëhet pjesë e jetës institucionale first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shkurt 15, 2026 - 12:30
 0
VLEN: Epokë e re në komunën e Shuto Orizares, shqipja bëhet pjesë e jetës institucionale

Shkup, 15 shkurt – Për herë të parë në historinë e komunës së Shutkës, Këshilli Komunal flet shqip! Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i marrëveshjes së arritur nga VLEN me pushtetin lokal, e cila garanton respektimin e plotë të dygjuhësisë si vlerë themelore demokratike dhe si e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve shqiptarë.

Falë angazhimit tonë, çdo pikë e rendit të ditës përkthehet dhe prezantohet në gjuhën shqipe nga përkthyesi i punësuar në komunë, duke e bërë shqipen pjesë të natyrshme të jetës institucionale. Ky hap historik është dëshmi e fuqisë së marrëveshjes VLEN dhe e vullnetit tonë për ta bërë barazinë gjuhësore realitet, jo vetëm në letër, por edhe në praktikë.

VLEN ka sjellë ndryshimin që shumëkush e ka pritur për vite me radhë: një komunë e Shutkës ku qytetarët shqiptarë ndihen të respektuar, të përfaqësuar dhe të barabartë. Ky është vetëm fillimi i një epoke të re, ku dygjuhësia bëhet standard i demokracisë lokale. Me këtë arritje, VLEN dëshmon se fjala e dhënë kthehet në vepër dhe se vizioni ynë për barazi, respekt dhe bashkëjetesë është i prekshëm në çdo vendim dhe çdo mbledhje të Këshillit Komunal.

Fjala jonë bëhet realitet. Shqiptarët në këtë komunë për herë të parë dëgjojnë shqip në institucionet e tyre!

The post VLEN: Epokë e re në komunën e Shuto Orizares, shqipja bëhet pjesë e jetës institucionale first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.