VLEN: Garantojmë çkapjen e gjyqësorit, por nuk mund ta realizojmë çkapjen e Ziadinit nga Ali Ahmeti

“Pressi i turpit, Ziadin Sela, pasi u zhvesh nga maska si oponent i Ali Ahmetit sot e ka më të lehtë që nën logon e BDI-së partisë non grata, të mbaj pres ku në krahë të djathtë i qëndron Musa Xhaferi e në të majtin Blerim Bexheti. Të cilët i akuzonte dikur për kapjen e […]

dhjetor 25, 2024 - 16:01
 0  4
VLEN: Garantojmë çkapjen e gjyqësorit, por nuk mund ta realizojmë çkapjen e Ziadinit nga Ali Ahmeti

“Pressi i turpit, Ziadin Sela, pasi u zhvesh nga maska si oponent i Ali Ahmetit sot e ka më të lehtë që nën logon e BDI-së partisë non grata, të mbaj pres ku në krahë të djathtë i qëndron Musa Xhaferi e në të majtin Blerim Bexheti. Të cilët i akuzonte dikur për kapjen e shtetit e kapjen gjyqësorit sot me të njëjtit po kërkon çkapjen e gjyqësorit”, thuhet në fillim të reagimit të koalicionit VLEN ndaj konferencës për media të “Frontit Evropian” që u mbajt nga Ziadin Sela.

Më tej në reagimin e VLEN-it thuhet: ironike e patetike të dilet para qytetarëve për një çështje që janë të përlyer e të njollosur pa fund. Si ka mundësi që hyzmeqari i Ali Ahmetit, Ziadin Sela, të degradojë deri në këtë nivel saqë të kërkoj veting në drejtësi me njerëzit që e kanë shkaktuar këtë kaos institucional.

“Nuk kërkohet veting nën logon e partisë e cila me vulë amerikane është dëshmuar se ka shpërfaqur ndikim të hatashëm në gjyqësor. E më keq se kaq për ta liruar nga burgu kasapin e shqiptarëve, Sasho Mijallkov.

I kujtojnë atyre që po u shërben por dhe vet hyzmeqarit, Ziadin Sela, që pressin të cilin e kishte mbajtur Ziadini i dikurshëm më 12 prill 2022, ka qenë kështu: Ja si e ka kapur gjyqësorin partia e Ahmetit. Duke radhitur një varg njerëzish me emra e mbiemra që janë të instaluar akoma në gjyqësor që burojnë nga selia e BDI-së. Pra, vet Ziadini në mënyrë hulumtuese ka arritur të sigurojë me fakte njerëzit përmes të cilëve BDI ndikonte në gjyqësor.

Dhe, sot dy vite më vonë 25 dhjetor 2024 i njëjti Ziadin me emër, del dhe pa fije turpi para qytetarëve mban pres tjetër i rrethuar nga njerëzit e partisë non grata me idenë se si ta çkapim gjyqësorin.

Tani mbetet që vetë qytetarët ta bëjnë vlerësimin se cilit Ziadin t’i besojnë, atij që para dy viteve që mbante pres për kapjen e gjyqësorit nga BDI, apo këtij të sotit që mban pres nën llogon e BDI-së për çkapjen e gjyqësorit.

Përpos që është kontradiktë e llojit të vet, është e gërditshme të shihet kjo situatë. Kur publikisht pranon të bëhesh hyzmeqarë i partisë non grata. Se Ziadin Sela është fundosur nën ndikimin e tymit të duhanit të Ali Ahmetit është e pa diskutueshme, por ne si VLEN assesi nuk do të lejojmë që të tentohet të manipulohen qytetarët në këtë formë.

Ziadin nuk çkapet gjyqësori me Musa Xhaferin e Blerim Bexhetin, këtë e di ti edhe më mirë. Por, fatkeqësisht ti je i kapur nga këta. Prandaj, së pari çkapu nga partia non grata e pastaj çdo thirrje e jotja për çkapje do të ketë kuptim e rëndësi.

Derisa je nën ombrellën e partisë non grata secilën fjalë që e thua sot është sulm ndaj Ziadinit dje, nëse je në gjendje që çdo ditë që vjen ta sulmosh e kundërshtosh të djeshmen tënde, të shkoftë mbarë e mirë.

Kur jemi te ndikimet në gjyqësor, u dëshmua edhe nga ambasada amerikane se eksponentët e cilës parti kanë ndikuar, Artan Grubi, me aminin e shefit të Ziadin Selës, Ali Ahmetit, kanë bërë ndikim të hatashëm në gjyqësor e kudo tjetër. Kjo epokë ka marrë fund, përgjegjësia e llogaridhënia kanë trokitur në dyert e atyre që edhe po shkojnë për vizita private për të mos u kthyer më.

VLEN janë të përkushtuar që gjyqësori të jetë i pavarur dhe ta bëjë punën si duhet me përgjegjësi pa qenë të ndikuar nga politika”, mbyllet reagimi i VLEN-it.