VLEN në “Fundjavën e Pastrimit”: Pastrim jo vetëm në rrugë, por edhe në politikë

Koalicioni opozitar VLEN ka marrë pjesë në aksionin qytetar “Fundjava e Pastrimit”, duke e shfrytëzuar këtë iniciativë si metaforë për nevojën e pastrimit të skenës politike në vend. Në një The post VLEN në “Fundjavën e Pastrimit”: Pastrim jo vetëm në rrugë, por edhe në politikë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 10, 2025 - 20:00
 0  3
VLEN në “Fundjavën e Pastrimit”: Pastrim jo vetëm në rrugë, por edhe në politikë

Koalicioni opozitar VLEN ka marrë pjesë në aksionin qytetar “Fundjava e Pastrimit”, duke e shfrytëzuar këtë iniciativë si metaforë për nevojën e pastrimit të skenës politike në vend. Në një komunikatë për media, përfaqësues të koalicionit theksojnë se ky aksion është vetëm fillimi i një transformimi më të thellë, që përfshin edhe politikën lokale, transmeton Flaka Media.

“Ky vit nuk është vetëm për pastrimin e hapësirave publike, por për pastrimin e skenës politike. Fosilet e BDI-së që kanë mbetur në pushtetin lokal pa vizion, do të dërgohen në histori”, thuhet në deklaratë.

Sipas VLEN, qytetarët do të kenë shansin të heqin “mbeturinat politike” që kanë bllokuar zhvillimin për vite të tëra dhe të zgjedhin qeverisje të re me alternativa konkrete.

“VLEN do të jetë zëri i ndryshimit në çdo komunë shqiptare. Nuk kërkojmë thjesht pushtet – kërkojmë një pastrim të thellë dhe të qëndrueshëm”, përfundohet në komunikatë. Flaka Media

The post VLEN në “Fundjavën e Pastrimit”: Pastrim jo vetëm në rrugë, por edhe në politikë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .