BDI paralajmëron tërmet politik – Ahmeti: Kush nuk largohet, do ngelet në tunel

Strugë, 10 maj 2025 – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë një takimi me qytetarët e Strugës mbrëmjen e kaluar, ka dhënë mesazhe të forta politike The post BDI paralajmëron tërmet politik – Ahmeti: Kush nuk largohet, do ngelet në tunel appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 10, 2025 - 20:00
 0  3
BDI paralajmëron tërmet politik – Ahmeti: Kush nuk largohet, do ngelet në  tunel

Strugë, 10 maj 2025 – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë një takimi me qytetarët e Strugës mbrëmjen e kaluar, ka dhënë mesazhe të forta politike lidhur me zhvillimet e fundit në skenën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Flaka Media

Ahmeti vlerësoi vendimin e Arben Taravarit, kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, për t’u larguar nga partneriteti me ish-aleatët qeveritarë, duke thënë se “e ka hetuar tërmetin politik që po vjen” dhe ka vepruar drejt për të shmangur kthimin pas në kohë për shqiptarët.

“Mirë ka bërë që e ka braktis. E ka hetuar që padrejtësi të mëdha na kthejnë 20 vjet pas. Por edhe këta që mbesin, mos mbesin, se do mbesin në tunel brenda. Le të ikin sa më shpejtë”, deklaroi Ahmeti.

Ai theksoi se nuk i përket as kampit të frikacakëve e as atij të skeptikëve, dhe se BDI-ja mbetet e vendosur për të çuar përpara kauzat madhore të shqiptarëve në vend.

Kreu i BDI-së bëri thirrje për reflektim dhe unitet përballë sfidave të reja politike, duke lënë të kuptohet se zhvillime të mëdha janë në prag dhe se kush nuk përshtatet me kohën, rrezikon të mbetet jashtë loje. Flaka Media

The post BDI paralajmëron tërmet politik – Ahmeti: Kush nuk largohet, do ngelet në tunel appeared first on Flaka, në çdo lajm... .