VLEN: Përshëndesim vendimin e Prokurorisë Publike që ka hap lëndë për figurën e zezë Artan Grubi

Pas futjes së Artan Grubit në listën e zezë të SHBA-së, erdhi goditja e radhës ndaj tij dhe BDI-së kësaj here nga Prokuroria Publike. Koalicioni VLEN e përshëndet këtë hap të Prokurorisë, e cila duket se po jep shenja se është gjallë! “Koalicioni VLEN, si zëri i drejtësisë dhe mbrojtësi i qytetarëve, e ka thënë […]

dhjetor 11, 2024 - 20:00
 0  7
VLEN: Përshëndesim vendimin e Prokurorisë Publike që ka hap lëndë për figurën e zezë Artan Grubi

Pas futjes së Artan Grubit në listën e zezë të SHBA-së, erdhi goditja e radhës ndaj tij dhe BDI-së kësaj here nga Prokuroria Publike. Koalicioni VLEN e përshëndet këtë hap të Prokurorisë, e cila duket se po jep shenja se është gjallë!
“Koalicioni VLEN, si zëri i drejtësisë dhe mbrojtësi i qytetarëve, e ka thënë dhe do ta thotë gjithmonë: kushdo që ka abuzuar me ligjin dhe ka mbushur xhepat në kurriz të popullit do të përballet me drejtësinë! Sidomos ata që guxuan të shpëtojnë nga burgu Sasho Mijallkovin! Grubi dhe klika e tij nuk mund të fshihen më, ora e llogarisë ka nisur, dhe shqiptarët do të triumfojnë mbi korrupsionin!
Koalicioni VLEN ka kohë që paralajmëron se BDI është një parti e kapur nga struktura kriminale, të udhëhequra nga Artan Grubi. Ne pyesim se edhe sa mesazhe nga miku i shqiptarëve duhen për të kuptuar kjo parti se ka nevojë të bëjë reforma të thella programore dhe kadrovike, para se të guxojnë të kërkojnë besimin e shqiptarëve?
Ndikimi për ta liruar nga burgu Sasho Mijallkovin nuk është krim i vetëm i Grubit, por edhe i Ali Ahmetit, pasi ai ka qenë vetëm bedel i Ali Ahmetit. Artan Grubi është i lidhur edhe me krimet në kazinotë, fondet e striptizit për blerjen e Soravisë dhe komploteve të spiunazhit për kthimin e Nikola Gruevskit nga Budapesti, BDI duket më shumë si një bashkësi e njerëzve të listave të zeza se sa një parti politike. Pas këtij turpi, anëtarët e ndershëm të BDI-së duhet të vendosin tenda në Reçicë të Vogël dhe të kërkojnë reforma urgjente për çlirimin e partisë nga ish-funksionarët e korruptuar.
VLEN do të jenë gardianët e vërtetë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!”, thuhet në reagimin e VLEN-it.