VMRO-DPMNE merret me lidershipin e LSDM-së, kjo e fundit akuzon qeverinë për rritje të inflacionit

Nga VMRO-DPMNE përmes një kumtese akuzojnë kryetarin aktual të socialdemokratëve, Venko Filipçen, për dështimin e LSDM-së në zgjedhje lokale, ku partia fitoi vetëm 6 komuna, ose rreth 126 mijë vota. The post VMRO-DPMNE merret me lidershipin e LSDM-së, kjo e fundit akuzon qeverinë për rritje të inflacionit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 9, 2025 - 17:30
 0
VMRO-DPMNE merret me lidershipin e LSDM-së, kjo e fundit akuzon qeverinë për rritje të inflacionit

Nga VMRO-DPMNE përmes një kumtese akuzojnë kryetarin aktual të socialdemokratëve, Venko Filipçen, për dështimin e LSDM-së në zgjedhje lokale, ku partia fitoi vetëm 6 komuna, ose rreth 126 mijë vota.

“Kryetari i LSD-së, Venko Filipçe, vazhdimisht ka paralajmëruar reforma në strukturat e partisë. Por këto deklarata, duke u vonuar për një kohë të gjatë dhe pa u realizuar, me kalimin e kohës u shndërruan vetëm në fjalë boshe. Në vend të një reforme të vërtetë, po shohim vetëm vazhdimin e praktikave të dëmshme që fillimisht e çuan partinë në gjendjen ku ndodhet sot. Nga kjo mund të përfundojmë se “Zaevizmi” vazhdon të dominojë LSD-në, dhe derisa Filipçe dhe mentori i tij të udhëheqin partinë, ajo do të vazhdojë të jetë në rënie të lirë. Është e qartë se, nëse LSD nuk konsolidohet, nuk reformohet dhe nuk shlyhet plotësisht “Zaevizmi” nga radhët e saj, partia rrezikon të zhduket si një forcë politike në Maqedoni. Nevojitet një opozitë konstruktive që ofron zgjidhje, jo polemika boshe, ndërsa Venko Filipçe, si kryetar i LSD-së, nuk ka treguar as kapacitet dhe as vullnet për ta nxjerrë partinë nga kriza ku ndodhet”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Derisa partia e Mickoskit merret me liderinshipin e LSDM-së, kjo e fundit e akuzon qeverinë për rritje të inflacionit. Nga LSDM thonë se situata do të ishte ndryshe nëse do të pranoheshin propozimet e tyre për pagë minimale prej 500 eurove dhe për heqjen e TVSH-së (Tatimin e Vlerës së Shtuar) për produktet ushqimore.

“Të dhënat më të fundit mbi inflacionin tregojnë se, në kundërshtim me premtimet e pushtetit se inflacioni po bie, ai mbetet i lartë dhe po zvogëlon fuqinë blerëse të qytetarëve. Inflacioni vjetor në tetor arriti në 4,5%. Rritja më e madhe, prej 7%, është regjistruar te shpenzimet për ushqime dhe pijet joalkoolike – produktet bazë pa të cilat asnjë familje nuk mund të jetojë. Çmimet vazhdojnë të rriten pa kontroll. Çmimet e pakicës u rritën me 2,8% në tetor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritja më e madhe është te produktet ushqimore – ushqimi u shtrenjtua me 6,7%, frutat dhe perimet me 4,3%”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM. Gazeta Flaka

The post VMRO-DPMNE merret me lidershipin e LSDM-së, kjo e fundit akuzon qeverinë për rritje të inflacionit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .