Bedri Hamza: Dilni e votoni në këto orë të fundit, vendosni për Mitrovicën

Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, duke publikuar me një fotografi me kandidatin për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka bërë thirrje që të shfrytëzohen këto orë të fundit dhe të dalin të votojnë. “Qytetarë të dashur, tani kemi hyrë në orët e fundit të votimit dhe çdo votë e juaja e bën diferencën!

Nëntor 9, 2025 - 17:00
 0
Bedri Hamza: Dilni e votoni në këto orë të fundit, vendosni për Mitrovicën
Bedri Hamza: Dilni e votoni në këto orë të fundit, vendosni për Mitrovicën

Bedri Hamza: Dilni e votoni në këto orë të fundit, vendosni për Mitrovicën

Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, duke publikuar me një fotografi me kandidatin për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka bërë thirrje që të shfrytëzohen këto orë të fundit dhe të dalin të votojnë.

“Qytetarë të dashur, tani kemi hyrë në orët e fundit të votimit dhe çdo votë e juaja e bën diferencën! Juve që ende nuk keni votuar, ju ftoj të dilni dhe ta ushtroni të drejtën tuaj për të vendosur për qytetin tonë. Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri qytetar dhe përfaqësimi ynë!”.

“Dilni, votoni dhe vendosni për Mitrovicën!”, shkroi Hamza.

Vendvotimet do të mbyllen në orën 19:00.