VV thotë se aktivisti i LDK-së bëri shkelje të rregullave zgjedhore në qendrën e votimit në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se një zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është parë duke shkelur rregullat zgjedhore në një qendër votimi në Prishtinë. Sipas komunikatës së VV-së, rreth orës 10:30 minuta, në hyrje të shkollës “Faik Konica”, e cila shërben si njëra ndër qendrat e votimit në Komunën e Prishtinës, është parë një person


Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se një zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është parë duke shkelur rregullat zgjedhore në një qendër votimi në Prishtinë.
Sipas komunikatës së VV-së, rreth orës 10:30 minuta, në hyrje të shkollës “Faik Konica”, e cila shërben si njëra ndër qendrat e votimit në Komunën e Prishtinës, është parë një person që mbante distinktiv me logon e subjektit politik që e përfaqëson.
“Rreth orës 10:30 minuta, tek hyrja e shkollës ‘Faik Konica’ në Prishtinë, e cila gjithashtu është njëra ndër qendrat e votimit në Komunën e Prishtinës, kemi parë një person, më pas i identifikuar si Art Merkoja, aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe zyrtar në kabinetin e Kryetarit aktual të Prishtinës, i cili mbante distinktiv me logon e subjektit politik që e përfaqëson,” thuhet në reagimin e VV-së.
LVV thekson se “shfaqja e zyrtarëve partiakë me emblema të subjektit politik në qendrat e votimit paraqet shkelje të rregullave zgjedhore dhe presion mbi votuesit”.
“Veprimet e tilla janë në kundërshtim me Rregullat Zgjedhore të miratuara nga KQZ-ja, nenin 37 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nenin 8 të Rregullores Zgjedhore 07/2024 të KQZ-së,” thuhet më tej.
Vetëvendosje ka kërkuar që LDK të distancohet nga veprime të tilla, duke theksuar se “vënia në mbrojtje të shkelësve të ligjit, e aq më shumë të zyrtarëve të saj, tregon qartë për qëllimin e këtij subjekti për presion ndaj votuesve”./Ekonomia Online