VMRO-DPMNE: Venko Filipçe dhe LSDM heshtin dhe nuk distancohen nga Filip Andov Sokol
Venko Filipçe dhe LSDM heshtin dhe nuk distancohen nga krimineli Filip Andov Sokol, i cili shpërndante të burgosur me mjete shtetërore. Filipçe duhet t’i tregojë opinionit pse hesht dhe nuk e shkarkon anëtarin e KQ dhe këshilltarin e Zaevit, kriminelin Sokol, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. “Çfarë ka bërë krimineli Sokol, LSD dhe Filipçe në atë masë […]

Venko Filipçe dhe LSDM heshtin dhe nuk distancohen nga krimineli Filip Andov Sokol, i cili shpërndante të burgosur me mjete shtetërore. Filipçe duhet t’i tregojë opinionit pse hesht dhe nuk e shkarkon anëtarin e KQ dhe këshilltarin e Zaevit, kriminelin Sokol, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.
“Çfarë ka bërë krimineli Sokol, LSD dhe Filipçe në atë masë që nuk po distancohen prej tij.
Filipçe dhe LSD a e mbështesin Sokolin dhe i mbrojnë kriminelët? Nga se ka frikë Filipçe që e mban të heshtur? Populli e sheh se çfarë kriminelë të LSD-së e udhëhoqën shtetin, ata vetë për arsye fitimprurëse e varfëruan popullin dhe shkatërruan thesarin e shtetit.
Nuk ka më zyrtarë të paprekshëm pranë strukturave të LSD-së dhe BDI-së. Duhet të ketë drejtësi dhe llogaridhënie, lufta kundër krimit dhe korrupsionit vazhdon”, thonë nga VMRO-DPMNE.