VMRO: Gjykatësi Pajazit Pajaziti duhet të shkarkohet menjëherë
Pajazit Pajaziti duhet të shkarkohet menjëherë, ai është eksponent i SDS-së dhe BDI-së në gjyqësor, i cili e shkatërron sistemin nga brenda, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga partia thonë se gjyqtari Pajaziti nuk i plotëson bazat etike dhe ligjore për të mbetur gjyqtar. “Blerim Ramadanit i ka dhënë arrest shtëpiak në vend të burgut, duke i […]
Pajazit Pajaziti duhet të shkarkohet menjëherë, ai është eksponent i SDS-së dhe BDI-së në gjyqësor, i cili e shkatërron sistemin nga brenda, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga partia thonë se gjyqtari Pajaziti nuk i plotëson bazat etike dhe ligjore për të mbetur gjyqtar.
“Blerim Ramadanit i ka dhënë arrest shtëpiak në vend të burgut, duke i hapur kështu rrugën për arratisje. Pajaziti e dinte se Ramadani sipas të kaluarës dhe përvojës së tij mund të arratisej, por përkundër kësaj ai me vetëdije e vendosi në arrest shtëpiak”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Sipas tyre, synimi i Pajazitit për t’i dhënë mundësi Blerim Ramadanit për t’u arratisur është i dukshëm.
“Pajaziti duhet të përgjigjet dhe fillimisht të shkarkohet nga pozita e tij gjyqësore”, thuhet në njoftimin e partisë në pushtet.