VMRO për letrën e Llogës: Po vjen koha e përgjegjësisë për të gjitha ndërhyrjet ligjore në sistemin e drejtësisë
Po vjen koha e llogaridhënies për të gjitha ndërhyrjet ligjore në sistemin ligjor dhe gjyqësor. Kjo është përgjigja që zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, në konferencën e sotme për media, në pyetjen se cili është qëndrimi i partisë për letrën që ministri i Drejtësisë Krenar Lloga i ka dërguar ndërkombëtarëve, transmeton Portalb.mk. “Vlerësimi i drejtësisë […]
Po vjen koha e llogaridhënies për të gjitha ndërhyrjet ligjore në sistemin ligjor dhe gjyqësor. Kjo është përgjigja që zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, në konferencën e sotme për media, në pyetjen se cili është qëndrimi i partisë për letrën që ministri i Drejtësisë Krenar Lloga i ka dërguar ndërkombëtarëve, transmeton Portalb.mk.
“Vlerësimi i drejtësisë në Maqedoni me Llogën, me LSDM-në dhe me BDI-në është i njohur si në Maqedoni ashtu edhe në bashkësinë ndërkombëtare. Krenar Lloga së bashku me LSDM-në dhe BDI-në janë në opozitë. Po vjen koha e përgjegjësisë, për të gjitha ndërhyrjet në ligje në sistemin juridik dhe gjyqësor”, ishte përgjigja e zëdhënësit Stoilkovski në pyetjen se cili është qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për letrën e Llogës.
Në letrën dërguar Brukselit zyrtar, Uashingtonit dhe disa prej ambasadave të huaja në vend, ministri Krenar Lloga shpreh shqetësimin për njoftimin e VMRO-DPMNE-së, të cilën partia e bëri edhe para zgjedhjeve, se nëse vjen në pushtet do të shpërbëhet Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publikë.
Duke i vlerësuar si të nxituara dhe të rrezikshme, Lloga thotë në letër se njoftimet për shpërbërjen e këtyre dy organeve do të çojnë në përqendrimin e tre pushteteve në kthim të situatës dhe problemeve të para vitit 2017, të cilat siç thuhet, krijuan një shtet të robëruar.