Von Cramon: Nuk ka vullnet politik në Kosovë për zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirinë e Deçanit

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka deklaruar se në Prishtinë nuk ka vullnet politik për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për manastirin e Deçanit, madje ka kundërshtime edhe nga anëtarët e Këshillit të Evropës të cilëve iu tha se autoritetet e Kosovës nuk do ta bëjnë këtë. Ajo në emisionin […]

Jan 23, 2024 - 15:00
 0  7
Von Cramon: Nuk ka vullnet politik në Kosovë për zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirinë e Deçanit
von-cramon:-nuk-ka-vullnet-politik-ne-kosove-per-zbatimin-e-vendimit-te-kushtetueses-per-manastirine-e-decanit

von-cramon:-nuk-ka-vullnet-politik-ne-kosove-per-zbatimin-e-vendimit-te-kushtetueses-per-manastirine-e-decanit

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka deklaruar se në Prishtinë nuk ka vullnet politik për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për manastirin e Deçanit, madje ka kundërshtime edhe nga anëtarët e Këshillit të Evropës të cilëve iu tha se autoritetet e Kosovës nuk do ta bëjnë këtë.

Ajo në emisionin “Slobodno srpski” tha se në Këshillin e Evropës ekzistojnë disa parime, se ajo që parashikon “Kushtetuta” nuk është e keqe, por se zbatimi dhe realizimi i “kornizës kushtetuese” vonohet.

Si shembull për këtë ajo ka përmendur rastin e Manastirit të Deçanit, në lidhje me të cilin vendimi i gjykatës nuk zbatohet me vite.

“Nuk i lehtëson gjërat për anëtarët e Këshillit të Evropës që të ecin përpara me aplikimin. Ky është vetëm një rast, por që nuk duhet nënvlerësuar, sepse liria e besimit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese merren shumë seriozisht nga Këshilli i Evropës dhe unë mendoj se kjo është diçka që mund të korrigjohet lehtësisht, nëse qeveria do të kishte vullnetin politik që më në fund të dilte me një propozim se si ta bëjë këtë”, tha Von Cramon, përcjell FrontOnline.

Ajo paralajmëroi se ky është vit zgjedhor në Bashkimin Evropian dhe se është e nevojshme që urgjentisht të zgjidhen problemet e akumuluara, veçanërisht kur bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Mendoj se propozimi franko-gjerman për të arritur çdo lloj marrëveshjeje është një propozim i mirë dhe shpresoja se do të ishte baza për zbatimin e shpejtë dhe gjithashtu që aneksi i lejon secilës palë të zbatojë pjesën e saj sa më shpejt që të jetë e mundur për shkak të asaj që unë thashë, urgjenca, për shkak të zgjedhjeve në Uashington dhe Bruksel, kështu që nuk shoh vullnet për të zbatuar marrëveshjet, por vullnet për të pritur derisa pala tjetër të zbatojë hapat e parë. Nuk mendoj se është shumë e dobishme. ” tha ajo./FrontOnline/