Vota e diasporës/ Celibashi: 10,497 regjistrime të refuzuara, shumica ngarkuan dokumentin e ID në anën e gabuar
10,497 regjistrime janë refuzuar deri më tani të shqiptarëve të diasporës. Regjistrimet e refuzuara 3887 në Itali, 2357 Greqi, 1276 Gjermani, 356 SHBA, 251 Angli. Celibashi: Shkaku lidhet me gabimin që bën shumica dërrmuese e votuesve, ngarkojnë dokumentin e adresës, shumica kanë ngarkuara si dokument dokumentin e identitetit nga shteti italian, e kanë ngarkuar nga ana e […]

10,497 regjistrime janë refuzuar deri më tani të shqiptarëve të diasporës.
Regjistrimet e refuzuara 3887 në Itali, 2357 Greqi, 1276 Gjermani, 356 SHBA, 251 Angli.
Celibashi: Shkaku lidhet me gabimin që bën shumica dërrmuese e votuesve, ngarkojnë dokumentin e adresës, shumica kanë ngarkuara si dokument dokumentin e identitetit nga shteti italian, e kanë ngarkuar nga ana e gabuar nga faqja nuk e përmban adresën, do duhet të ngarkojnë faqen e dokumentit të identitetit të lëshuar nga shteti italian e cila përmban adresën, e kanë ngarkuar nga faqja që nuk përmban adresën. Mbi 90% e gabimit, mënyra se si dhe dokumenti që ngarkohet në sistem, gjej rastin për të sqaruar që gjatë ngarkimit të dokumentit është shumë e rëndësishme që dokumenti të përmbajë adresën.