Votimi në grup në veri, Osmani: Serbia ka tentuar vazhdimisht të ndërhyjë në proceset tona zgjedhore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka hedhur votën e saj në zgjedhjet e sotme. Pas hedhjes së votës, ajo ka thënë se sa më masive të jetë dalja në votim, aq më e fortë është demokracia në vend. “I uroj suksese të gjithë atyre që po marrin pjesë në këtë zgjedhje, shpresoj që […]

tetor 12, 2025 - 13:00
 0
Votimi në grup në veri, Osmani: Serbia ka tentuar vazhdimisht të ndërhyjë në proceset tona zgjedhore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka hedhur votën e saj në zgjedhjet e sotme.

Pas hedhjes së votës, ajo ka thënë se sa më masive të jetë dalja në votim, aq më e fortë është demokracia në vend.

“I uroj suksese të gjithë atyre që po marrin pjesë në këtë zgjedhje, shpresoj që do të jetë një proces në të mirë të qytetarëve tanë, ku vota do të mbrohet me çdo kusht”, tha Osmani.

Osmani u pyet edhe për votimin në grup në veri të Kosovës, praktikë kjo që vazhdimisht e bën Lista Serbe. Ajo tha se ka besim që institucionet tona do të bëjnë çmos që të ruhet integriteti i procesit.

“Siç e dini vazhdimisht Serbia ka ndërhyrë në proceset zgjedhore në Kosovës, ne natyrshëm që me institucionet tona të sigurisë do të bëjmë çmos që të gjithë qytetarëve t’u garantohet e drejta e lirisë në vote.

Jam e bindur që institucionet tona do të bëjnë çmos që të ruhet integriteti i procesit”, tha Osmani para mediave.