“Vozit i pushuar – udhëto i sigurt”: Fillon fushata kundër aksidenteve rrugore – Por vetëm maqedonisht!
Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) ka lansuar një fushatë të re edukativo-parandaluese me moton “Udhëto i sigurt – Vozit The post “Vozit i pushuar – udhëto i sigurt”: Fillon fushata kundër aksidenteve rrugore – Por vetëm maqedonisht! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) ka lansuar një fushatë të re edukativo-parandaluese me moton “Udhëto i sigurt – Vozit i pushuar”, që ka për synim të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet që vijnë nga lodhja e shoferëve, veçanërisht gjatë sezonit të verës, transmeton Flaka. Ajo që bie në sy nga materiali i shpërndarë nga MPB dhe pamjet nga aksioni në terën, mungon gjuha shqipe në materialet e shtypura që u shpërndanë për vozitësit.
Fushata u prezantua sot në pikën kufitare Bogorodicë nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe kryetari i KRSKRR-së, Goran Angelov, të cilët theksuan se aksidentet e shumta në aksin Tabanoc–Gjevgjeli janë shpesh pasojë e vozitjes nën ndikimin e lodhjes, krahas tejkalimit të shpejtësisë dhe konsumit të alkoolit.
“Qëllimi ynë është të ulim sa më shumë numrin e aksidenteve dhe viktimave. Apelojmë që shoferët të respektojnë rregullat në komunikacion, të bëjnë pauza të rregullta, të konsumojnë lëngje dhe të mos udhëtojnë kur ndihen të lodhur,” – deklaroi ministri Toshkovski.
Sipas statistikave të Këshillit për Siguri Rrugore, mesatarisht 15 persona humbin jetën çdo muaj gjatë sezonit të verës në aksidente trafiku, një numër shqetësues që autoritetet synojnë ta reduktojnë përmes masave të drejtpërdrejta, fushatave edukative dhe kontrolleve të shtuara policore.
“Mesazhi është i qartë – mos nisni rrugë nëse nuk jeni të pushuar dhe të përqendruar. Lodhja dhe mungesa e përqendrimit janë ndër shkaqet më të zakonshme të aksidenteve gjatë verës. Udhëtoni të qetë dhe shmangni ngasjen gjatë natës apo në vapë ekstreme,” – theksoi kryetari i KRSKRR-së, Goran Angelov.
Sipas autoriteteve, segmenti rrugor nga kufiri në Tabanoc deri në Gjevgjeli, në të dy drejtimet, paraqet një nga zonat më të rrezikuara për aksidente. Bëhet fjalë për pjesë të Korridorit Evropian 10, i cili gjatë sezonit veror është i ngarkuar me mijëra automjete në ditë, përfshirë emigrantë dhe turistë të shumtë.
Krahas fushatës ndërgjegjësuese, MPB njoftoi edhe masa shtesë kontrolli nga policia rrugore, të cilat do të përqendrohen në:
- Shoferët që udhëtojnë me shpejtësi të lartë;
- Ata që ngasin nën ndikimin e alkoolit;
- Monitorimin e zbatimit të pushimeve të rregullta gjatë udhëtimeve të gjata.
Fushata do të zgjasë gjatë gjithë verës dhe do të shtrihet në pikat kufitare, stacionet e pushimit dhe zonat e kontrollit të policisë rrugore. Autoritetet apelojnë për bashkëpunim të qytetarëve, duke kujtuar se një moment pakujdesie mund të ketë pasoja tragjike. Flaka
The post “Vozit i pushuar – udhëto i sigurt”: Fillon fushata kundër aksidenteve rrugore – Por vetëm maqedonisht! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
