Zyrtare, Qyra shpalli zyrtarisht kandidaturën e pavarur për Strugën
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij si i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Vendimi, The post Zyrtare, Qyra shpalli zyrtarisht kandidaturën e pavarur për Strugën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij si i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Vendimi, siç theksoi ai në paraqitjen publike, vjen si përgjigje ndaj thirrjeve të shumta nga bizneset lokale, të rinjtë dhe qytetarët struganë.
“Sot, zyrtarisht e shpall kandidaturën time si i pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës. Nuk është një hap që e kam ndërmarrë kokë më vete, por është një vendim që më është kërkuar për çdo ditë,” tha Qyra gjatë fjalimit të tij.
Ai theksoi se kandidimi nuk është motivuar nga ambicie për pushtet, por si thirrje për bashkim dhe angazhim të përbashkët për zhvillimin e qytetit.
“Vij këtu si njeri me përvojë në ekonomi, me vizion të qartë për zhvillimin e merituar që kërkon qyteti ynë. Kjo kandidaturë nuk është luftë kundër askujt – është një thirrje për të gjithë ata që ndajnë të njëjtën ëndërr për Strugën.”
Në paraqitjen e tij, Qyra prezantoi tri shtyllat kryesore të platformës së tij:
- Transparencë dhe drejtësi për të gjithë – me synim rikthimin e besimit të qytetarëve te pushteti lokal.
- Zhvillim të qëndrueshëm – përmes investimeve në infrastrukturë, arsim, kulturë, rini dhe sport.
- Përfaqësim të ndershëm dhe dialog të hapur – duke garantuar që çdo qytetar të ketë zë në vendimmarrje.
Në fund, ai shtoi se Struga ka qenë gjithmonë frymëzimi dhe forca e tij, ndërsa angazhimi i tij në këtë sfidë është shprehje e përgjegjësisë ndaj qytetit.
The post Zyrtare, Qyra shpalli zyrtarisht kandidaturën e pavarur për Strugën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
