Vrasja e Liridona Ademajt, me këtë datë pritet të dëshmojë edhe babai i Naim Murselit

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, ku i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Gjatë kësaj seance janë dëgjuar ekspertët e neuropsikiatrisë, Shpend Haxhibeqiri për Naim Murselin dhe Bujar Obertinca për Granit Plavën. Në të dy rastet ka rezultuar se të dyshuarit për vrasjen e […]

shtator 22, 2025 - 14:00
 0
Vrasja e Liridona Ademajt, me këtë datë pritet të dëshmojë edhe babai i Naim Murselit

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, ku i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Gjatë kësaj seance janë dëgjuar ekspertët e neuropsikiatrisë, Shpend Haxhibeqiri për Naim Murselin dhe Bujar Obertinca për Granit Plavën.

Në të dy rastet ka rezultuar se të dyshuarit për vrasjen e Ademajt janë në gjendje të mirë psikike.

Në këtë seancë ka munguar eksperti mjeko-ligjor, Naim Uka, i cili pritet të dëshmojë më 6 tetor.

Ndërkohë, më 10 tetor para trupit gjykues do të paraqitet edhe babai i Naim Murselit, Shaban Murseli.