Vuçiq: Nuk jam i interesuar ta njoh Kosovën dhe as ti vë sanksione Rusisë
Edhe kur ndodhet në vendin që po kërkon vazhdimisht distancimin e Serbisë nga Rusia, presidenti serb Aleksandar Vuciq vuri në pah nacionalizimin e tij dhe dëshirën për t’u ulur në dy karrige, atë të BE-së dhe të jetë krah Rusisë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë në Bruksel se nuk do të ndryshojë politikën e […] The post Vuçiq: Nuk jam i interesuar ta njoh Kosovën dhe as ti vë sanksione Rusisë appeared first on InfoShqip.com.
Edhe kur ndodhet në vendin që po kërkon vazhdimisht distancimin e Serbisë nga Rusia, presidenti serb Aleksandar Vuciq vuri në pah nacionalizimin e tij dhe dëshirën për t’u ulur në dy karrige, atë të BE-së dhe të jetë krah Rusisë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë në Bruksel se nuk do të ndryshojë politikën e mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse kushti i BE-së për hapjen e Klasterit Tre është vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiq tha se është e rëndësishme që Serbia të përmbushë kushtet që janë vendosur, por se nuk do të ndryshojë politikën e saj për këtë çështje.
“Për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, të gjitha dyert janë të hapura për ne, për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për të njohur Kosovën e pavarur, gjithçka është e mundur, por ne nuk jemi të interesuar, nuk dua të ndryshoj politikën që kemi miratuar. Deri më tani është dëshmuar të jetë një politikë e mirë dhe nuk më intereson shumë kush do të më kritikojë për çfarë”, tha Vuçiq.
Ai theksoi se ka qenë shumë gjatë në politikë për të ndryshuar bindjet e tij nën presionin e kujtdo.
“Serbia nuk është një grusht tërshërë që të gjithë po e shantazhojnë dhe kushdo mund ta grabisë. Pra le të bëjnë punën e tyre, ne të bëjmë punën tonë”, tha Vuçiq.
Madje ai shfryëzoi Brukselin për disa deklarata populiste dhe përdhelëse që shkojnë në favor të presidentit rus Vladimir Putin.
Ai theksoi se nuk e ndjek politikën e tij, të cilën nuk do ta ndryshojë, për shkak të interesave të tij personale, por sepse beson se është interes i Serbisë.
“Deri tani, ne e kemi udhëhequr vendin në një mënyrë shumë të mirë. Shikoni rezultatet, jo nëse dikush i pëlqen apo jo dikujt. Të gjithë këtu e dinë se Serbia është ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë në Evropë dhe të gjithë na përgëzojnë për këtë.” ka thënë Vuçiq.
The post Vuçiq: Nuk jam i interesuar ta njoh Kosovën dhe as ti vë sanksione Rusisë appeared first on InfoShqip.com.