Koreja e Jugut tërheq vendimin, rrëzon gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake

Qeveria e presidentit të Korësë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka hequr gjendjen e lashtëzakonshme ushtarake që vendosi gjatë një nate të tencionuar drame politike ku trupat ushtarakë rrethuan parlamentin, ndërsa nga ana tjetër ligjvënësit votuan për të hedhur poshtë këtë akt. Yoon në një prononcim për media deklaroi se qeveria vendosi të tërheqë personelin […] The post Koreja e Jugut tërheq vendimin, rrëzon gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 4, 2024 - 12:00
 0  4
Koreja e Jugut tërheq vendimin, rrëzon gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake

Qeveria e presidentit të Korësë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka hequr gjendjen e lashtëzakonshme ushtarake që vendosi gjatë një nate të tencionuar drame politike ku trupat ushtarakë rrethuan parlamentin, ndërsa nga ana tjetër ligjvënësit votuan për të hedhur poshtë këtë akt.

Yoon në një prononcim për media deklaroi se qeveria vendosi të tërheqë personelin ushtarak pas votimit parlamentar me 190 vota pro nga 300 vota në total të anëtarëve të partive pjesëmarrëse në parlament.

Yoon shpalli gjendjen e jashtëzakonshme një natë më parë teksa u zotua të eleminonte forat anit-shtetërore teksa akuzon opzoitën e cila ka në kontroll parlamentin, si një forcë që ushqen simpati për Korenë e Veriut komuniste.

“Unë do të eliminoj forcat antishtetërore sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të normalizoj vendin,” tha presidenti ndërsa u kërkoi njerëzve që të besojnë tek ai.

Ndërkohë qindra u mblodhën para Kuvendit, duke valëvitur pankarta dhe duke bërë thirrje për shkarkimin e Yoon, teksa disa protestues u përleshën me trupat përpara votimit të ligjvënësve.

The post Koreja e Jugut tërheq vendimin, rrëzon gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake appeared first on InfoShqip.com.