VV-ja bëhet gati për ta çuar emrin e Kurtit si mandatar te presidentja, Haxhiu: Hapat e radhës drejt themelimit të qeverisë
Lëvizja Vetëvendosje po bëhet gati për themelimin e qeverisë. Pavarësisht se me procedurë të dyshuar antikushtetutese, Albulena Haxhiu tha se shpejt do të mbajnë mbledhje të Këshillit për ta çuar emrin e Kurtit te presidentja për mandatar. “Nuk mund që Kuvendi të mbetet peng i Listës Serbe, apo ndonjë subjekti që refuzon të marrë përgjegjësi.


Lëvizja Vetëvendosje po bëhet gati për themelimin e qeverisë.
Pavarësisht se me procedurë të dyshuar antikushtetutese, Albulena Haxhiu tha se shpejt do të mbajnë mbledhje të Këshillit për ta çuar emrin e Kurtit te presidentja për mandatar.
“Nuk mund që Kuvendi të mbetet peng i Listës Serbe, apo ndonjë subjekti që refuzon të marrë përgjegjësi. Është vërtetë për të ardhur keq që nga 52 deputetë të opozitës, as edhe 4 -5 vota për të përkrahur Nenad Rashiqin. Nënkryetarët e Kuvendit nuk ishin të pranishëm ta ushtrojnë detyrën e tyre. Nuk do të lejojmë që pakicat të bllokojnë funksionimin e institucioneve. Presim hapat e radhës drejt themelimit të qeverisë. Kosova ka nevojë për institucione funksionale, përfaqësim të denjë, koha e lojërave e pazareve ka përfunduar. Ne kemi thënë në seancën e fundit që ne do t’i shikojmë mundësitë që ta bëjmë këtë, na duhet mbledhje të Këshillit të përgjithshëm që e votojmë mandatarin, e pastaj Arbërie Nagavci ta dërgojë emrin e kryeministrit Kurti te presidentja Osmani. E mandej presim që presidentja të veprojë në emër të funksionimit demokratik. Unë jam e bindur që ata do të mbajmë shpejt, për shkak të rrethanave”, tha Haxhiu.
