VV: Opozita po bën premtimet sepse e di që s’vijnë në Qeveri
Deputetja e VV-së, Mirlinda Sadiku-Tishukaj, për FrontOnline, thotë se opozita po jep premtime dhe e kanë hapur zemrën pasi që, sipas saj, ata e dijne që nuk do të qeverisin me vendin. ‘’Opozita është bërë zemërgjerë dhe dorëlirë sepse e dijnë se nuk do të qeverisin me vendin dhe për këtë arsye bëjnë premtime të
Deputetja e VV-së, Mirlinda Sadiku-Tishukaj, për FrontOnline, thotë se opozita po jep premtime dhe e kanë hapur zemrën pasi që, sipas saj, ata e dijne që nuk do të qeverisin me vendin.
‘’Opozita është bërë zemërgjerë dhe dorëlirë sepse e dijnë se nuk do të qeverisin me vendin dhe për këtë arsye bëjnë premtime të tilla. E dijnë që nuk kanë qeverisë dhe për këtë po japin premtime’’ thotë ajo.
Ajo thotë se viti 2023 ishte rekord për investime kapitale, derisa thotë se do të ketë investime kapitale edhe më shumë.
‘’Viti 2023 kishte rekord të investimeve kapitale, 556 milion euro. shikoni pasqyrat financiare, ndërsa në vitin 2024 do të jenë edhe më të larta investimet kapitale’’ thotë ajo.
Tishukaj, shprehet e bindur se investimet e Qeverisë asnjëherë nuk kanë munguar.
‘’Investimet asnjë herë nuk kanë munguar. I kemi zotim edhe 200 milionë euro nga Ministria e Kulturës dhe Sportit sepse jemi zotu me i mbajte lojërat mesdhetare. Këto s’janë premtime, por janë bërë në bazë të hyrave buxhetore’’ u shpreh ajo./FrontOnline/