Xhafer Tahiri viziton klubin e pingpongut në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar klubin e pingpongut KPP “Vushtrria”, ku u takua me drejtorin e përfaqësueses së Kosovës në këtë sport, Petrit Drenica, si dhe me mbi 30 pingpongistë vushtrrias. Ai tha se një shembull i suksesit është kampionia e Kosovës në pingpong, Loresa Imeri. Tahiri kujtoi se gjatë mandatit

tetor 2, 2025 - 22:30
 0
Xhafer Tahiri viziton klubin e pingpongut në Vushtrri
Xhafer Tahiri viziton klubin e pingpongut në Vushtrri

Xhafer Tahiri viziton klubin e pingpongut në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar klubin e pingpongut KPP “Vushtrria”, ku u takua me drejtorin e përfaqësueses së Kosovës në këtë sport, Petrit Drenica, si dhe me mbi 30 pingpongistë vushtrrias.

Ai tha se një shembull i suksesit është kampionia e Kosovës në pingpong, Loresa Imeri. Tahiri kujtoi se gjatë mandatit të tij ishte përfunduar palestra e shkollës SHMU2, e cila tashmë po shfrytëzohet nga sportistët e rinj.

Në fjalën e tij, kandidati theksoi rëndësinë e mbështetjes së sportit dhe sportistëve të qytetit me dinjitet dhe përkrahje financiare.