Xhaferi: Kurti dhe LVV-ja po e shkelin Kushtetutën me dy këmbë

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka kërkuar nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe udhëheqësi i seancës Avni Dehari të mos vazhdojnë me shkelje kushtetuese, por sipas tij duhet të kthehet rendi i ditës ashtu siç kishte nisur seanca me votim të hapur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Në një prononcim për rtv21 deputeti

qershor 30, 2025 - 15:00
 0  4
Xhaferi: Kurti dhe LVV-ja po e shkelin Kushtetutën me dy këmbë
Xhaferi: Kurti dhe LVV-ja po e shkelin Kushtetutën me dy këmbë

Xhaferi: Kurti dhe LVV-ja po e shkelin Kushtetutën me dy këmbë

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka kërkuar nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe udhëheqësi i seancës Avni Dehari të mos vazhdojnë me shkelje kushtetuese, por sipas tij duhet të kthehet rendi i ditës ashtu siç kishte nisur seanca me votim të hapur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Në një prononcim për rtv21 deputeti Xhaferi ka thënë se kjo bllokadë po i konvenon vetëm LVV-së.

‘’Kjo zhagitje për konstituimin e Kuvendit i konvenon vetëm LVV-së. Jemi në një ngërç politik i cili kalohet vetëm me marrëveshje politike. Nuk asnjë kuptim që të shkohet me votim të fshehtë sepse rendi i ditës i cili është miratuar nuk e ka pasur këtë pikë të votimit të fshehtë. Për dikë që e ka vullnetin politik kjo lehtë zgjidhet, kthehemi në pikën e rendit fillestar e kemi votimin e hapur dhe vazhdojmë tutje. Kjo kryeneçësi i zotit Kurti nuk ka asnjë kuptim sepse kjo kryeneçësi e ka krijuar edhe situatën politike në të cilën jemi”, tha Xhaferi.

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka thënë se nëse LVV-ja vazhdon me skenar të njëjtë për votim të fshehtë, mund të organizojnë edhe aksione simbolike brenda dhe jashtë Kuvendit.

‘’Ne kemi menduar disa variante të aksioneve simbolike. Nëse seancat parlamentare fillojnë në këtë formë në të cilën kanë filluar atëherë mund të ketë edhe dalje prej seancës sepse nuk ka asnjë kuptime me vazhdu një seancë e cila është në shkelje të kushtetutës me dy këmbë, por mund të ketë edhe aksione të tjera të cilat mund të paraqiten. Gjykata Kushtetuese ka dhënë një afat një mujor për zgjidhje të problemit, por sipas logjikës së shëndosh sërish do të kthehemi të Gjykata Kushtetuese për procedura të tjera sepse kemi kryeneçësinë nga LVV-ja dhe nuk ka ndërruar asnjë hap për marrëveshje politike për dalje nga situata` e krijuar”, u shpreh Xhaferi.