Xheneta flet për herë të parë për Gjestin: Jam e shokuar, e zhgënjyer, e lënduar për faktin se…

Xheneta Fetahu, një prej banoreve më të diskutuara të Big Brother-it, ka folur për herë të parë për raportin e saj me Gjestin, një tjetër banor që tani është pjesë e Big Brother Vip Albania. Ajo ka shprehur trishtimin dhe zhgënjimin e saj lidhur me mënyrën si ka përfunduar marrëdhënia me të. Xheneta tregon se […]

shkurt 4, 2025 - 20:00
 0  4
Xheneta flet për herë të parë për Gjestin: Jam e shokuar, e zhgënjyer, e lënduar për faktin se…

Xheneta Fetahu, një prej banoreve më të diskutuara të Big Brother-it, ka folur për herë të parë për raportin e saj me Gjestin, një tjetër banor që tani është pjesë e Big Brother Vip Albania.

Ajo ka shprehur trishtimin dhe zhgënjimin e saj lidhur me mënyrën si ka përfunduar marrëdhënia me të.

Xheneta tregon se fillimisht kishte qëllime të qarta për pjesëmarrjen e saj në Big Brother, por gjithçka ndryshoi kur ajo takoi Gjestin.

Ajo thotë se ai e qetësoi dhe e ndihmoi të hiqte dorë nga stresi, falë natyrës së tij fëmijërore. Megjithatë, pas një periudhe, ajo e kuptoi se sjelljet e tij nuk ishin të sinqerta, duke e lënduar.

Xheneta shton se, ndonëse ajo kishte dyshime për ndjenjat e Gjestit, ai filloi të sillet në mënyrë të papranueshme dhe qëllimi i tij në lojë u bë gjithnjë e më i paqartë.

Ish-banorja u pyet për pjesëmarrjen e Gjestit në Big Brother Albania 4, ajo u shpreh shumë e zhgënjyer dhe e lënduar për faktin se ndjenjat e tij ndaj saj nuk kanë qenë të sinqerta.

Xheneta u shpreh se një person që dashuron nuk mund të bëjë të njëjtat gjëra me një person pas vetëm 10 ditësh.

“Jom e shokume edhe zhgënjyme e lënduar veç për faktin se kom pas dyshime në raport me te.
Ndjenjat e tij ndaj meje nuk kanë qenë të sinqerta nëse një person dashuron nuk munet mas 10 dite me shku mi ba të njëjtat gjëra si me mu.

“Loja është e përsëritur më vjen keq nëse edhe një femër bie viktimë sikur unë. Qekjo më bën të lendume, edhe kur vendosa mos mi dhanë shanse nuk ka pas asnjëherë qëllimin me më dhanë siguri brenda meje”, tha ajo.

“I kam parë të gjithë lajmet. Më vjen keq për njerëzit që mendojnë se unë i shfrytëzoj për famë. Në asnjë story nuk ka mu përmend emri i tij. Ishalla e shoh sa më lart. Kur ai e ka mbyll lidhjen me mu edhe e ka përmend “u kry çdo sen” nuk ka pas nevojë më përmend në një format tjetër. Nuk i besoj aspak dhe është personi i fundit që mundet me pas kontakt me mu”

Ajo thotë se i ka ndjekur të gjitha lajmet për këtë histori dhe se ndjehet keq për ata që mendojnë se ajo ka shfrytëzuar marrëdhënien për famë.